Shefi i La Ligës: Bundesliga është shembull për t’u ndjekur
Sport

Shefi i La Ligës: Bundesliga është shembull për t’u ndjekur

18.May.2020 09:27
0

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e ka uruar Bundesligën për rifillimin e sezonit dhe për, siç ka thënë, dhënien e një shembulli për t’u ndjekur nga të tjerët.

Pas një pezullimi dymujor si pasojë e pandemisë koronavirus, liga elitare gjermane u rikthye këtë fundjavë duke u bërë liga e parë e madhe evropiane që e rifillon kampionatin, transmeton Gazeta Express.

Të gjitha ndeshjet u zhvilluan pa praninë e tifozëve në stadiume, derisa shumica e të pranishmëve në fushë mbanin maska dhe ndoqën protokollin për mbajtjen e distancës sociale.

Tebas është mahnitur nga puna që e ka bërë Bundesliga për ta rinisur sezonin dhe është i lumtur që e ka një shembull për ta ndjekur.

“Jam shumë i kënaqur. E kam uruar shefin ekzekutiv të Bundesligës. Ata kanë bërë punë shumë të rëndësishme dhe unë jam krenar. Është shembull për t’u ndjekur”, tha Tebas.

Tebas nuk do ta ketë fjalën e fundit për rifillimin e sezonit në La Liga, por ai tregon se synimi është që kjo të ndodhë më 12 qershor me lejen e autoriteteve shëndetësore.

“Autoritetet shëndetësore do të vendosin. Unë dua që të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Po punojmë për ta rifilluar sezonin më 12 qershor”, shtoi ai. 

Rexhepi: Zvogëlimi i buxhetit nga Trupi Koordinues me ndikim në projektet e nisura, kemi lobim në Shqipëri
Berisha, lojtari më i mirë në “ndeshjen e parë” të Bundesligës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration