SHBA-ja dhe Britania dënojnë sulmet kibernetike ruse kundër Lojërave Olimpike
Rajoni dhe Politika

SHBA-ja dhe Britania dënojnë sulmet kibernetike ruse kundër Lojërave Olimpike

20.Oct.2020 06:47
0

Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar të hënën ato që kanë thënë se kanë qenë sulme të dëmshme kibernetike, të orkestruara nga inteligjenca ushtarake ruse, duke përfshirë përpjekjet për të penguar Lojërat Olimpike dhe ato Paraolimpike në Tokio.

Zyrtarët britanikë dhe ata amerikanë kanë thënë se sulmet janë kryer nga njësiti 74455 i Agjencisë ruse të Inteligjencës Ushtarake (GRU), e njohur edhe si Qendra kryesore për teknologji speciale.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë të hënën se gjashtë anëtarë të këtij njësiti kanë luajtur rol kyç në sulmet ndaj shënjestrave që përfshijnë Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike dhe zgjedhjet franceze të vitit 2017.

Në padinë e këtij Departamenti janë përfshirë katër vjet të aktivitetit të dëmshëm, përkatësisht periudha 2015-2019.

Zyra britanike ka thënë se hakerët e GRU-së kanë kryer operacione “të zbulimit kibernetik” kundër organizatorëve të Lojërave Olimpike të vitit 2020, të cilat ishte planifikuar të mbaheshin këtë vit, mirëpo janë shtyrë për shkak të pandemisë me koronavirus.

Zyrtarët nuk kanë ofruar të dhëna specifike për sulmet apo nëse kanë qenë të suksesshme, mirëpo ka thënë se kanë shënjestruar organizatorët e Lojërave, ofruesit e logjistikës dhe sponsorët.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab ka thënë: Veprimet e GRU-së kundër Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike janë cinike. Ne i dënojmë ato në shkallën më të lartë”.

Zëvendës-drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve ka thënë: FBI-ja ka përsëritur vazhdimisht se Rusia është kundërshtare kibernetike e aftë dhe informacioni i publikuar në këtë padi ilustron sa shkatërruese janë në të vërtetë aktivitetet kibernetike të Rusisë”.

Rusisë i ishte ndaluar pjesëmarrja në ngjarjet kryesore botërore të sportit për katër vjet në muajin dhjetor për shkak të veprimeve të lidhura me dopingun, duke përfshirë edhe Lojërat në Tokio.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë të hënën se hakerët rusë kanë qenë të përfshirë edhe në sulme tjera, sikurse hakimin e ceremonisë hapëse në Lojërave Olimike Dimërore që janë mbajtur në Korenë Jugore më 2018.

Përmes këtyre veprimeve janë komprometuar qindra kompjuterë, kanë rënë qasje në internet dhe janë penguar transmetimet në kohë reale./REL/

Serbia s’ka në plan të ndalojë qarkullimin e qytetarëve shkaku me COVID-19
Çështja e Ujmanit diskutohet mes delegacionit amerikan dhe atij të Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration