Serbia ndalon punën e koncensionarit kinez në minierën e bakrit: Mësoni arsyet
Rajoni dhe Politika

Serbia ndalon punën e koncensionarit kinez në minierën e bakrit: Mësoni arsyet

15.Apr.2021 03:49
0

Serbia ka urdhëruar Grupin e Minierave Zijin të Kinës të ndalojë punën në minierën e vetme të bakrit në vend dhe të përfundojë një impiant për trajtimin e ujërave të ndotura pasi nuk arriti të përputhej me standardet mjedisore, tha të mërkurën ministri i minierave dhe energjisë.

Zijin u bë partneri strategjik i Serbisë në kompleksin e bakrit RTB Bor që përfshin minierën Jama, duke u zotuar të investojë 1.26 miliardë dollarë në këmbim të 63% të aksioneve.

Ministrja Zorana Mihajloviç tha se autoritetet në fund të marsit urdhëruan njësinë e Zijinit me bazë në Serbi të ndalojë punën në boshtin e saj të minierave të bakrit Jama.

“Shteti i është përgjigjur ankesave të qytetarëve që jetojnë në afërsi të minierës Jama,” tha Mihajloviç në një deklaratë.

Mihajlovic tha se njësia e Zijin ishte urdhëruar gjithashtu që urgjentisht të përfundojë një impiant për trajtimin e ujërave të ndotura dhe të ndalojë ndotjen e lumit Pek, një degë e Danubit./SCAN/

Çollaku: Hipokrizi të thuash se nuk e jap Leposaviqin për Luginën e Preshevës (video)
Brenda fabrikës ku prodhohet vaksina e Pfizer/BioNTech (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration