Rivaldo: Kjo është arsyeja pse Lautaro nuk bën për Barcelona-n
Sport

Rivaldo: Kjo është arsyeja pse Lautaro nuk bën për Barcelona-n

27.Mar.2020 09:53
0

Rivaldo ka folur hapur dhe ka shprehur mendimin e tij në lidhje me transferimin e mundshëm të Lautaro Martinez nga Inter-it te Barcelona.

Kampioni i botës me Brazilin, sipas AS, nuk beson se sulmuesi argjentinas do  të ishte një përforcim i përshtatshëm për Barcelona-n. Dhe ka kërkuar kthimin e bashkëkombësit të tij.

“Lautaro nuk do të ishte një zgjidhje. Neymar është gjithmonë prioriteti im për të përforcuar Barcelona-n. Martinez është vetëm 22 vjeç. Duhet të rritet akoma dhe  të fitojë eksperiencë. Është një lojtar i mirë për momentin dhe mund të bëhet një futbollist i madh në të ardhmen”.

“Besoj se Barcelona duhet të përqendrohet te kthimi i Neymar-it. Është 28 vjeç dhe ka akoma shumë për të dhënë. Do të  ishte një lëvizje e madhe: e njeh klubin dhe  ka një personalitet që të lejon  të bësh diferencën. Besoj se edhe Leo do të gëzohej për kthimin e tij”, ka thënë Rivaldo.

“Sot dua të të them më fal, asgjë më shumë njeri unë jam” (VIDEO)
Si duken dhe si ndryshojnë simptomat e koronavirusit, ditë pas dite
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration