Qumështi kundër sëmundjeve të eshtrave
Trupi dhe shëndeti

Qumështi kundër sëmundjeve të eshtrave

16.May.2019 13:10
0

Të gjithë në fëmijërinë e tyre kanë konsumuar shumë qumësht për forcimin e eshtrave e për këtë tek shumë njerëz ky zakon vazhdon gjatë gjithë jetës,

Shkrirja e kockave është një sëmundje e cila prek të rriturit e veçanërisht femrat, kjo sëmundje mund të parandalohet nëse konsumoni çdo ditë nga një gotë qumësht.

Kalciumi i gjendur tek qumështi ndihmon në plotësimin e zhvillimit të dhëmbëve dhe kockave, parandalon pakësimin e dendësisë kockore në vitet në vazhdim. Krahas qumështit mund të konsumohet kosi, djathi, dhalli etj.

Fëmijët në ciklin shkollor duhet ta fillojnë ditën me një gotë qumësht dhe ta mbarojnë po ashtu me një gotë tjetër në darkë.

Kosi është shumë i dobishëm në luftimin e shumë sëmundjeve. Ai është një burim i rëndësishëm i proteinave, yndyrave, vitaminave dhe mineraleve. Bakteret e gjendura tek kosi kanë efekt parandalues të kancerit, infeksioneve, sëmundjeve të sistemit të zorrëve dhe astmës.

Krahas kësaj lëndët probiotike dhe prebiotike që përmban kosi ndihmojnë në luftimin e kapsllëkut, diarresë, sëmundjeve të zemrës, diabetit, shkrirjes së kockave dhe forcojnë sistemin imunitar.

 

Ushqimi më i keq që nuk duhet të hani asnjëherë në darkë
Macron vjen me tri mesazhe në Beograd, një prej tyre ka lidhje me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration