Protesta kundër Vuçiqit në Berlin
Rajoni dhe Politika

Protesta kundër Vuçiqit në Berlin

10.Aug.2020 11:01
0

Në fundjavë në Berlin u zhvillua një demonstratë kundër politikës së Aleksandar Vuçiqit në Serbi. Janë mbledhur rreth 30 persona, të cilët e kanë lënë Serbinë kohët e fundit.

Të shtunën (08.08.) e protestës të binte në sy se shumica dëmuese e protestuesve ishin të moshës mes 20 – 40 vjeç. Ky tubim ishte një nga 17 tubimet e ngjashme, që janë mbajtur në qytete të ndryshme të botës. Njerëz, që nuk janë dakord me politikën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Aksioni është quajtur „Democracy for Serbia“. Ndërsa protestat janë mbajtur në Berlin, Amsterdam, Bruksel, Bosto, Helsinki, Londër, Njujork, Prag dhe disa qendra të tjera.

“Serbia si Koreja e Veriut”

Në Berlin së pari foli 26-vjeçari Petar Markoviq. Ai tha, se protesta ka për qëllim që botës demokratike t’ia bëjë të qartë se në Serbi “po ndodh shkelje sistematike e demokracisë”. “Të drejtat elementare të garantuara me kushtetutë po shkelen me vite.“

Markoviqi kujtoi demonstratat e 7 korrikut të këtij viti kundër manipulimeve të qeverisë serbe me pandeminë e virusit Corona. Ai dënoi ashpër sjelljen e policisë dhe dhunën kundër demonstruesve në Serbi.

Markoviq përmendi edhe disa raste drastike të dhunës ndaj atyre që kanë demonstruar. Për Vuçiqin tha, se po sillet sikur të ishte vet shteti, sepse ai kontrollon të gjithë aparatin e shtetit. „Nuk ekziston asnjë institucion i pavarur në Serbi!“, tha Markoviq. Masat e Serbisë në kohën e pandemisë i quajti si ato të “Koresë së Veriut“, duke shtuar se për shkak të këtyre masave tani kemi një shpërthim të fuqishëm të numrit të të vdekurve në këtë vend.

„Democracy for Serbia”

Markoviq thotë se në Serbi ende janë në pushtet njerëzit, të cilët në të kaluarën kanë ftuar për gjakderdhje dhe luftë. Vuçiqi asokohe ishte ministër i Informacioneve, i cili ata që kanë menduar ndryshe i ka quajtur tradhëtarë dhe spiunë.

Ai bëri thirrje që njerëzit t’i bashkohen iniciativës „Democracy for Serbia“. Kërkesa e tyre e parë është anulimi i zgjedhjeve të 21.06.2020 dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira. „Democracy for Serbia“ pohon se në pushtet dhe organet juridike janë persona të korruptuar. Kërkesa tjetër është lirimi i menjëhershëm i të gjithë të arrestuarve gjatë protestave në Serbi.

„Dosta” (Mjaft!)

Në protestë më pas foli edhe 31-vjeçari Bojan Lopin, i cili u shpreh, se në Serbi nuk ka kushte për jetë normale dhe se po ndodh një shkelje masive e Kushtetutës. “Mjaft” brohoriti në fund, Lopin.

Kurse artistja Tanja Ostojiq bëri thirrje për nënshkrimin e një peticioni kundër ndërtimit të një përmendore të Stevan Nemanja para stacionit hekurudhor në Beograd, duke e quajtur ate si një „klerofashist“. Brenda dy ditësh këtë peticion e kanë nënshkruar 2.500 vetë.

Srebrenica në Berln

Pas pjesës zyrtare të protestës u dëgjuan ide për koordinimin e aksioneve dhe protestave në të ardhmen. Disa prej tyre angazhoheshin për mbajtjen e protestave të ngjashme në mbarë botën. Gjatë një proteste të mëparshme janë bartur edhe lule që të kujtojnë gjenocidin në Srebrenicë. Qëllimi ishte që të tregohet solidaritet me viktimat e masakrës më të madhe në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore./DW/

Patrullimet ndër vite në mes të KFOR-it dhe forcave serbe
Ministrja Mihajloviq: Presim kredinë për një hekurudhë me shpejtësi 200 km/h Beograd-Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration