Preshevë, përurohet libri "Përtej mllefit" i autores Pashije Hyseni
Lokale

Preshevë, përurohet libri "Përtej mllefit" i autores Pashije Hyseni

17.Apr.2014 11:09
0
Në shkollën e mesme teknike “ Presheva” në Preshevë, u përurua libri poemë me titull “ Përtej mllefit” i autores Pashije Hyseni. Përurimin e shpalli të hapur drejtori i shkollës Telat Arifi Sipas drejtorit të këtij institucioni arsimor, Pashije Hyseni nxënëse e shkollës "Presheva", është tejet punëtore, nxënëse e zellshme, aktive në shkrime dhe ka treguar interesim të madh për ta botuar këtë libër. "Jemi krenar që nga kjo shkollë doli kjo poete së cilës me kënaqësinë më të madhe ia botuam këtë vepër e cila shpresojmë që të mos jetë e fundit thaksoi në hapje të këtij përurimi", drejtori i shkollës Telat Arifi. Më pas pasuan deklamime fragmentale të poemës në fjalë nga nxënësit e paraleles së mjekësisë. Për rëndësinë e librit folën redaktori i librit poeti Avni Shaqiri, recensenti i librit poeti Luan Maloku, si dhe në emër të shoqatës “Feniks” kryetari Bilall Maliqi. Edhe profesori Nazmi Mehmeti i pershëndeti të pranishmit, e çmoi lart punën krijuese të poetes Pashije dhe i uroi edhe në të ardhmen suksese në fushën e krijimeve poetike. Në fund të përurimit fjalën e mori edhe autorja Pashije Hyseni e cila me pak fjalë u adresoi falënderime të gjithë atyre që e dhanë kontributin e tyre në përgatitjen e librit e deri në finalizimin e saj e në theks të veçantë edhe drejtorin e shkollës për financimin e librit.
Më pas kryetari Maliqi ia dhuroi zyrtarisht librezën e anëtarësisë poetes Pashije Hyseni dhe i dëshiroi suksese të mëtutjeshme në fushën e krijimeve letrare të çfarëdo zhanri qofshin ato.
Në fund të përurimit shokët dhe shoqet e klasës ia përgatitën një surprizë Pashijes me një tortë me mbishkrim “ Përtej mllefit”. Ora letrare  Me moton “ kultura na bashkon” në pjesën e dytë të manifestimit të sotëm u mbajt edhe një orë letrare para nxënësve dhe profesorëve të pranishëm, me ç’rast u prezantuan edhe punime të ndryshme poetike të poetëve të pranishën në sallë, e të cilët e begatuan përurimin e librit. Në këtë orë letrare morën pjesë dhe lexuan poezi: Bilall Maliqi, Nehat Ramizi, Avni Shaqiri, Luan Maloku, Ismet Bajrami dhe Pashije Hyseni, të cilët me vargjet e tyre teguan qartë se kemi të bëjmë me krijues që në të ardhmen premtojnë dhe dëshmojnë suksese e vlera artistike. Në fund për të pranishmit drejtoria e shkollës dha një koktel, ku poetët me të pranishmit shkëmbenin mendimet e tyre rreth krijimeve poetike dhe kulturore… /Titulli.com/
FHKL po qëndron në Luginë, viziton shtëpitë që po ndërtohen për skamnorët e këtij rajoni (video)
Shkrimtari nga Podujeva zgjedhë Bujanocin për promovim të librit “Anatomia e Brymës” (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration