Platini merret në pyetje nga hetuesit francezë – lirohet nga paraburgimi
Sport

Platini merret në pyetje nga hetuesit francezë – lirohet nga paraburgimi

19.Jun.2019 10:04
0

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, është marrë në pyetje nga hetuesit francezë kundër korrupsionit lidhur me dhënien e Kupës Botërore të vitit 2022 në Katar.

Platini, 63 vjeç, ishte kreu i trupit drejtues të futbollit evropian derisa u ndalua në vitin 2015 për shkelje etike.

Ish-mesfushori francez dhe tre herë fituesi i Topit të Artë gjithmonë ka mohuar çdo keqbërje.

Gatari u zgjodh për organizimin e Kupës Botërore pavarësisht se kishte edhe ofertat nga SHBA, Australia, Koreja e Jugut dhe Japonia në 2010.

Platini është dërguar paraburgim dhe është marrë në pyetje në Nanterre, një periferi të Parisit Perëndimor, të martën, shkruan BBC.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se ai u lirua nga paraburgimi pak para mesnatës.

“Ishte e gjatë, por duke marrë parasysh numrin e pyetjeve pritej të ishte e gjatë, pasi u pyeta për Euro 2016, Kupën Botërore në Rusi, Kupën e Botës në Katar, FIFA”, tha Platini.

Zyrtarët kanë hetuar korrupsionin e pretenduar lidhur me Kupat Botërore të 2018 dhe 2022 për dy vitet e fundit dhe u raportuan se kishin intervistuar Sepp Blatter, ish-presidentin e organit udhëheqës botëror FIFA, në 2017.

Mediat angleze: Bale zëvendëson Robben-in tek Bayern Munchen
Në cilat raste kafja pa kafeinë është zgjedhje më e mirë dhe më e mençur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration