Përdoruesit e iPhone ankohen se një vijë e gjelbër iu shfaqet atyre në ekran menjëherë pas zhbllokimit
Shkencë dhe teknologji

Përdoruesit e iPhone ankohen se një vijë e gjelbër iu shfaqet atyre në ekran menjëherë pas zhbllokimit

08.Jun.2020 09:23
0

Disa modele aktuale të telefonave të mençur nga Apple po kanë probleme me ekranet e tyre menjëherë pas u zhbllokuan.

Në forume në internet, disa përdorues të iPhone ankohen se pasi zhbllokuan telefonat e tyre, një vijë e gjelbër dhe e çuditshme iu shfaqej atyre në ekran për disa sekonda.

Duke iu referuar shkrimeve në Reddit dhe në forumin MacRumors, ky problem në ekranet e iPhone, ka irrituar mjaft shumë përdoruesit e Apple.

Kryesisht modelet iPhone 11 ishin më të prekurit.

Por ajo ishte shfaqur edhe në ekranet e iPhone X dhe XS.

Njolla e parë u shfaq pas lëshimit të versionit iOS 13.4 në fillim të prillit, por disa e kanë vënë re atë vetëm pas instalimit të iOS 13.5.

 

Një përdorues tjetër ka raportuar që iOS 13.5.5, i cili aktualisht është në beta, bën që hijet e gjelbra të zhduken. Pra, mendohet se është një problem me softuer.

Deri më tani, Apple nuk ka dashur të komentojë problemin. /Telegrafi/

Kosovarët mbushin klubet e natës në Ulqin, harrohet pandemia (video)
Superliga më interesante se kurrë, kështu duket tabela pas ndeshjeve të sotme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration