Parlamenti i Malit të Zi mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve
Rajoni dhe Politika

Parlamenti i Malit të Zi mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve

23.Sep.2020 18:18
0

Parlamenti i ri i Malit të Zi është mbledhur për herë të parë që nga zgjedhjet e muajit të shkuar, me deputetët e grupeve të vjetra opozitare që pritet të bashkohen për të formuar qeverinë e re e për të përjashtuar partinë që udhëhoqi shtetin për rreth 30 vjet.

Edhe pse Partia Demokratike e Socialistëve fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e 30 gushtit, një koalicion i tri partive të tjera siguroi shumicën në parlamentin me 81 ulëse.

Liderët e koalicionit - Fronti Demokratik, “E zeza mbi të bardhën” (me udhëheqësin Dritan Abazoviq), “Për të ardhmen e Malit të Zi” - kanë thënë të mërkurën se janë pajtuar kush do të jetë kryeparlamentari i ri e kush kryeministri i ri, raporton AP.

Ka pasur pasiguri nëse qeveria e re do të shtyjë Malin e Zi jashtë rrugës pro-perëndimore, por liderët janë zotuar se qeveria e re do të forcojë lidhjet me NATO-n e do të përshpejtojë reformimin e nevojshëm për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

Qeveria e re, nëse konfirmohet, do të marrë vendin në periudhë pandemie e me sezon të dështuar turizmi.

Grenell në Beograd: Marrëveshja e Washingtonit do të shndërrohet në vende pune (video)
Në Serbi regjistrohen 81 raste të reja me COVID-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration