New York Times: Bisedimet për ndarjen etnike të Kosovës ringjallin fantazmat e vjetra ballkanike
Rajoni dhe Politika

New York Times: Bisedimet për ndarjen etnike të Kosovës ringjallin fantazmat e vjetra ballkanike

11.Sep.2018 09:09
0

Gazeta e njohur amerikane “The New York Times” ka shkruar rreth idesë për shkëmbim të territoreve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë duke e cilësuar si një ide që ringjall fantazmat e vjetra ballkanike.

Kjo gazetë shkruan se për habinë e shumë njerëzve, administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka sinjalizuar se është e hapur ndaj këtij koncepti, përkundër faktit se kjo do të nënkuptonte dështimin e politikës amerikane për të mbështetur një Kosovë etnikisht të përzier dhe të pavarur.

Ndërsa, Gjermania dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian sipas kësaj gazete, menjëherë kanë paralajmëruar se rivendosja e kufijve përgjatë vijave etnike do të rezultonte në fatkeqësi, transmeton Klan Kosova.

New York Times më tej shkruan se kjo ide është duke u promovuar nga presidenti, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksaner Vuçiq, e cila ide ka ngjallur frikë se mund ta kthej rajonin në situatën e vitit 1990 ku u vranë më shumë se 100,000 njerëz.

Zbulohet në Drenas shtatorja e heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci
Van Dijk: Liverpooli mund të fitojë gjithçka në këtë sezon
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration