Më 23 e 24 maj mbahen takimet ndërkombëtare “Azem Shkreli”
Kulturë

Më 23 e 24 maj mbahen takimet ndërkombëtare “Azem Shkreli”

16.May.2019 11:07
0

Për të 17-ën herë me radhë në Pejë, më 23 e 24 maj organizohen takimet ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”.

Emra prominent autorësh nga Italia, Zvicra, Franca ,Izraeli e Kroacia do të jenë të pranishëm në këto takime. Helmut Nederlie, Emmanuel Pierrat, Rafael Newman, Sylvester Grancier, Hava Pintas Cohen e Darija Zilic kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Përveç autorëve të huaj, edhe autorë të njohur nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia do të paraqiten me poezi.

Në sesionin tematik në kuadër të takimeve do të mbahet konferenca shkencore “Lidhja e Pejës” , ku do të referojnë studiuesit Elena Kocaqi e Muhamet Mala.

Në sesionin e studimeve letrare promovohet libri i Skënder R.Hoxhёs, Anton Nikё Berisha do të promovojë kompletin e librave “Nëna Terezë në shtatë shpalime”, në zhanrin e prozës promovohet romani i Florin Kelmendit “Vrasje në kornizë”, ndërsa përmbledhje me poezi do të promovojnë: Erenestina Gjergji – Halili , Adem Gashi, Sali Bashota e Nikolin Gurakuqi.

Ndërkaq, Shkolla e Arteve do të hap ekspozitën në Galerinë e Arteve në Pejë.

Juria do të ndajë: çmimin “Azem Shkreli” për kontributin në gjuhën dhe letërsinë shqipe i cili këtë vit i ndahet një ndërkombëtari, çmimin ndërkombëtar “Lirikat e Azemit” “poezia më e mirë” për poezinë më të mirë konkurruese, çmimin “Bulëzat” për krijuesit e rinj, si dhe çmimin “Lirisë” dhe “Besa-Besë”që sivjet jepen për herë të parë.

Njihuni me 12 vjeçaren që sfidoi verbërinë për pasionin e pianos
Ushqimi më i keq që nuk duhet të hani asnjëherë në darkë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration