Liderë të Kosovës e Serbisë takohen në Uashington më 2 shtator
Rajoni dhe Politika

Liderë të Kosovës e Serbisë takohen në Uashington më 2 shtator

14.Aug.2020 07:46
0

Emisari special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka bërë të ditur se liderë të Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Uashington më 2 shtator për bisedime.

Grenell këtë e ka bërë të ditur përmes një cicërime në Twitter sot në mëngjes.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, më 2 shtator për të biseduar”, ka shkruar ambasadori Grenell.

Një takim në Uashington mes krerëve të Kosovës e Serbisë ishte paraparë për 27 qershor, por ishte anuluar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.

Takimin e 2 shtatorit e ka përshëndetur ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës rezervon 48 vende specilizimi
Tiodoroviq: Situatë më të mirë me Covid-19 përveç në Bujanoc dhe Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration