Larje në pishinën 2 mijë vjeçare në temperaturë - 6 gradë Celcius
Atraktive

Larje në pishinën 2 mijë vjeçare në temperaturë - 6 gradë Celcius

11.Jan.2019 08:04
0

Banorët në qytezën Sarıkaya të provincës Yozgat në Turqinë qendrore përjetojnë kënaqësi duke u larë në temperatura nën gjashtë gradë celsius në hamamin dy-mijë-vjeçar Basilica Therma Roma, të quajtur ndryshe edhe si "Vajza e Mbretit".

Hamami historik, në të cilin besohet të jetë shëruar vajza e mbretit që jetonte në Kayseri gjatë periudhës romake dhe për këtë arsye është emëruar si "Vajza e Mbretit", ka kontribuuar në zhvillimin e turizmit në këtë rajon, raporton Anadolu Agency.

Mbetjet e hamamit dhe pishina që mbushet me ujë termal është nxjerrë në dritë në vitin 2014 si rezultat i punimeve arkeologjike të Bashkisë Sarıkaya dhe Drejtorisë Provinciale të Kulturës dhe Turizmit, në koordinim me Prefekturën e Yozgatit.

Image

Pishinat në hamamin antik ishin të mbuluara nga toka para se të nxirreshin në dritë dhe uji që derdhej bosh është pastruar, ndërkohë që struktura ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve edhe me arkitekturën e tij dhe ujin me veti shëruese.

Kryetari i Bashkisë Sarıkaya, Ömer Açıkel, tha për AA se të rinjtë që lahen në pishinë, nga njëra anë përjetojnë bukurinë që krijon bora, dhe nga ana tjetër kënaqësinë e larjes në ujë të ngrohtë shërues.

Ai tha se autoritetet zhvillojnë aktivitete të vazhdueshme që hamami i periudhës romake të kontribuojë në zhvillimin e turizmit.

“Uji buron vetvetiu. Qarqet shkencore kanë pranuar se ka veti të shumta shëruese e madje ka edhe raporte universitare. Kjo është qendra më e vjetër në botë për trajtim termal dhe pranohet si llixha e parë në botë”, tha Açıkel.

Erdal Yücelsoy, njëri nga banorët që lahet në pishinën termale, e cilësoi si shumë zbavitës notin në ujë të ngrohtë në shoqërim të reshjeve të borës dhe motit të ftohtë.

Ndërkaq, Rahman Topal, tha se ky "është një shans shumë i madh" për ta.

"Ua rekomandoj të gjithëve", tha ai./AA

Image
Kryeministri grek: Shpërbërja e Maqedonisë krijon “Shqipërinë e Madhe”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration