Ky është shqiptari që ka marrë katër doza të vaksinës kundër COVID-19
Rajoni dhe Politika

Ky është shqiptari që ka marrë katër doza të vaksinës kundër COVID-19

01.Dec.2021 22:37
0

Altin Hazizaj zbuloi se është nga të paktët shqiptarë që ka marrë 4 doza vaksine: dy doza nga vaksina kineze Sinovac dhe dy nga vaksina e Pfizer. 

“Kur duhej të bëja vaksinën, në dispozicion për personat pa probleme të tjera ishte vetëm vaksina kineze, Sinovac. Ndërkohë, në Europë u vendosën kufizime dhe nuk mund të udhëtoje nëse nuk kishe dy doza të një vaksine perëndimore. Kjo më detyroi, për shkak të punës, që të vaksinohem me dy doza të tjera”, tha ai në A2.

“Por, problem është se sistemi e-Albania më tregonte jo më shumë se dy vaksina. Sot, sistemi më tregon vetëm 3 doza vaksine. I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë që të marrë masat që të më njihet edhe vaksina e katërt”, deklaroi Hazizaj, nga Qendra për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

“Dy kinezet i kam bërë te mjeku i familjes, ndërsa vaksinat Pfizer i kam bërë te sheshi “Skënderbej”. Unë besoj te shkenca dhe njoh edhe njerëz të tjerë që kanë bërë 4 doza vaksine”, shtoi Hazizaj.

Historia e pazakontë e Elen Sadler që fjeti për 9 vite me radhë
Vuçiq: Rruga nuk do të udhëheqë politikën në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration