Kush dhe pse po protestohet në Serbi?
Rajoni dhe Politika

Kush dhe pse po protestohet në Serbi?

01.Dec.2021 07:11
0

Disa mijëra qytetarë serbë, ditëve të fundit, kanë marrë pjesë në protesta, bllokada të rrugëve e marshe protestuese në Beograd dhe në perëndim të Serbisë, përkatësisht në qytetet Shabac e Lloznica.

E përbashkëta e të gjitha protestave është kërkesa që autoritetet t’i ndalojnë projektet, që konsiderohen ekologjikisht të dëmshme, por organizatorët e tyre dallojnë.

Njëra prej kërkesave kryesore që u dëgjua në disa protesta, ishte tërheqja e ndryshimeve për dy ligje, të cilat Kuvendi i Serbisë i miratoi javën e kaluar: Ligjin për Referendum dhe atë për Shpronësim.

Derisa kundërshtarët e tyre konsiderojnë se ato u përshtaten investitorëve privatë, këto pohime i mohon Qeveria e Serbisë, me në krye Partinë Përparimtare Serbe të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Ndryshimet e Ligjit për Referendum hynë në fuqi, sepse pas votimit në Kuvend, i nënshkroi edhe presidenti serb.

Por, ndryshimi i Ligjit për Shpronësim ende nuk e ka nënshkrimin e Vuçiqit.

Vuçiq deklaroi më 30 nëntor se i “duket” se do të nënshkruajë ndryshimet në Ligjin për Shpronësim, por shtoi se “ende nuk jam i sigurt”. “Kam lexuar tri mendime të ndryshme… Ajo që lexova nuk është në kundërshtim me Kushtetutën. Do të kërkojë mendime shtesë dhe më pas do të marr një vendim”, tha Vuçiq gjatë një vizite të punimeve në ndërtimin e metrosë në Beograd.

Bllokadat e rrugëve në gjithë Serbinë – të cilat u organizuan më 27 nëntor për shkak të ndryshimeve të këtyre ligjeve – presidenti serb i quajti “shkelje kushtetuese”.

 

Protestat e organizuara nga disa shoqata mjedisore, iniciativa qytetare dhe parti opozitare, Vuçiq i quajti “krim politik”.

Incidente dhe përplasje të protestuesve me policinë janë shënuar në disa lokacione në Serbi, ndërsa në qytetin e Shabacit, siç pohon opozita, demonstruesit janë sulmuar nga disa persona të maskuar me çekanë e shkopinj.

Policia nuk e dha numrin e të arrestuarve dhe të të lënduarve gjatë protestës së 27 nëntorit, por ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, tha se protestat ishin “tentim për provokim të përleshjeve e trazirave”.

Sipas tij, ato nuk kanë kurrfarë lidhjesh me ambient, por janë “politikë e ndyrë”.

Kadriu: Kosova duhet ta kërkojë rikthimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në trungun e saj (video)
Nga 3 janari hyrja në Kosovë vetëm me dy doza, vaksinimi i mundshëm edhe tek Dheu i Bardhë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration