Kurti kërkon që zgjedhjet të mbahen pasi të mbarojë pandemia
Rajoni dhe Politika

Kurti kërkon që zgjedhjet të mbahen pasi të mbarojë pandemia

29.Mar.2020 19:31
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Kushtetuta e Kosovës e ka bërë të qartë se një mocion mosbesimi i suksesshëm prodhon zgjedhjet dhe jo një qeveri tjetër.

Sipas Kurtit, ka dallim thelbësor ndërmjet situatës kur kryeministri dorëhiqet nga posti i tij dhe asaj kur Kuvendi voton mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

“Në rastin e parë kemi mungesë vullneti ose aftësie të vetëdeklaruar nga kryeministri i cili largohet. Në rastin e dytë qeveria dhe kryeministri janë në detyrë, nuk ka vakuum deri në zgjedhjet e reja, andaj edhe stabiliteti e funksionimi shtetëror nuk cenohen. Pra, në rastin e dytë e që është ky yni tani, nevojitet Kuvend i ri për qeveri të re”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Kurti ka shkruar se pas përfundimit të pandemisë me koronavirus duhet të shkohet në zgjedhje të reja.

“Porsa të mbarojë pandemia Covid-19 – të cilën duhet ta luftojmë të gjithë bashkë duke mbështetur dhe ndihmuar e jo duke penguar a sabotuar qeverinë në detyrë – ne duhet të zbresim te populli si burim sovraniteti, për zgjedhje të reja, të lira e demokratike”, ka shkruar Kurti në facebook.

 

Më 25 mars, Kuvendi i Kosovës me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim votoi për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Qeveria Kurti ishte zgjedhur më 3 shkurt, 2020.

Mocioni u ngritnga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është pjesë e qeverisë. Aktualisht qeveria është e dorëhequr, por në detyrë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do të mbajë konsultime me partitë politike lidhur me krijimin e një qeverie të re.

Tahiri: Nuk mjafton vetëm shkarkimi i Kurtit
Invalidi i luftës në Preshevë tash e tre muaj pa energji elektrike (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration