Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve në grupmoshat U17 dhe U19
Sport

Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve në grupmoshat U17 dhe U19

10.Dec.2020 10:34
0

Në selinë e UEFA-s në Nion, është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionateve Evropiane 2022, për ekipet kombëtare të grupmoshave 17 dhe 19-vjeç.

Kosova U17, është shortuar në Grupin 9, ku bëjnë pjesë edhe Austria, Sllovenia dhe Ishujt Faroe.

Ndërkaq, Kosova U19 do të luajë në Grupin 10, ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Gjeorgjia dhe Uellsi.

Takimet kualifikuese në të dyja grupmoshat, do të zhvillohen në formë mini-turneu në vjeshtën e vitit të ardhshëm, ku dy ekipet e para në secilin grup dhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta do të kalojnë tutje.

Në ditët vijuese, UEFA do të vendosë datat e sakta të këtyre kualifikimeve dhe vendin organizator, të mini-turneut në secilin grup. 

Interi u eleminua nga kupat e Evropës, këto janë fjalët e Contes
Kamberi: Serbia nuk është në gjendje ta kryejë integrimin e vet të brendshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration