Kina publikon një foto 360 gradë të anës së fshehtë të Hënës
Atraktive

Kina publikon një foto 360 gradë të anës së fshehtë të Hënës

12.Jan.2019 16:21
0

Anija kozmike kineze dërgoi nga sipërfaqja e fshehur e Hënës një foto panoramike impresionuese të vendit të saj të mbërritjes, duke treguar një peizazh gri dhe të mbushur me kratere.

Misioni “Chang’e-4” arriti më 3 janar zbritjen e parë historike në Hënë mbi këtë pjesë të hemisferës së satelitit që i kthen gjithë kohën kurrizin Tokës. Kjo është një fazë thelbësore e programit ambicioz hapësinor kinez.

Një robot i vogël me rrota i telekomanduar, “Yutu-2” (Lewuri i Zhades 2) doli nga anija kozmike dhe lëvizi mbi sipërfaqen e Hënës për të kryer analiza.

Ndërsa aparati fotografik që ndodhej mbi sondën “Chang’e-4” bëri një klishe që u publikua sot nga Agjencia Hapësinore Kineze CNSA.

Imazhi panoramik 360 gradë tregon një sipërfaqe hënore gri, një pjesë të sondës dhe robotin e vogël bashkë me shenjat e lëna nga rrotat e tij.

 

 
Britania e Madhe kundër ndryshimit të kufijve në rajon, baronesha Helic: Serbia vazhdon të mbysë të ardhmen e Kosovës
Trajkovic akuzon Vucicin që po e strehon Radoicicin, thotë dorëzojeni në Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration