Kështu u prit Presidenti Thaçi në Morinë:  Ish luftëtarët e UÇK-së mblidhen pas kthimit të presidentit nga Haga (video)
Rajoni dhe Politika

Kështu u prit Presidenti Thaçi në Morinë: Ish luftëtarët e UÇK-së mblidhen pas kthimit të presidentit nga Haga (video)

18.Jul.2020 07:22
0

Në perëndimin e 17 qershorit në pikën kufitare të Morinës, ish pjesëtar të UÇK-së dhe shumë qytetarë dolën ta presin ish- udhëheqësin politik të UÇK-së, njëherësh Presidentin, Hashim Thaçi.

Me të arritur në kufirin e Morinës, Thaçi ndaloi për pak momente ku ka shfrytëzuar rastin për t’i falenderuar të gjitha ata që kanë qëndruar pranë tij duke i besuar luftës së tij dhe anëtarëve të tjerë të UÇK-së. Thaçi falenderoi jo vetëm ata që erdhën në pikën e Morinës por edhe ata që qëndruan pranë Gjykatës speciale në Hagë ku ai qëndroi për katër ditë për të dhënë deklaratën e tij para prokurorëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ndërsa përmes një postimi në facebook ai ka siguruar se askush nuk mund ta rishkruaj historinë e Kosovës. Të shtunën, pritet që Thaç të ketë edhe një fjalim virtual para qytetarëve në ora 20.

Kamberi falënderon ministrin shqiptar Gent Cakaj për koalicionin në Bujanoc
Largohet nga puna mjeku në Preshevë, Serbia nuk ja njeh diplomën e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration