Italia “po i afrohet pikut” të shpërthimit të koronavirusit
Rajoni dhe Politika

Italia “po i afrohet pikut” të shpërthimit të koronavirusit

30.Mar.2020 00:42
0

Zëvendësministri italian i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri, ka thënë se beson që ky shtet i është afruar pikut të shpërthimit të koronavirusit.

Italia është vendi i goditur më së keqi nga ky virus, pasi deri më tani ka regjistruar mbi 10,000 vdekje.

Sileri ka thënë për BBC-në se brenda një jave apo 10 ditëve, ky shtet do të përballet me rënie të numrit të të prekurve.

Ai po ashtu ka hedhur poshtë kritikat se Qeveria Italiane nuk ka marrë kur është dashur masat për izolim.

Ai ka thënë së qeveria “ka vepruar shpejt” dhe ka qenë “shumë e pafat” që ka pasur disa shpërthime në rajonin e Lombardisë, rajon të Italisë, të cilin e ka përshkruar si “tejet aktiv”.Top Channel

Shkon në 94 numri i të infektuarve në Kosovë
Fillon transmetimi i mësimit online për nxënësit fillorist në Luginë të Preshevës (orari)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration