Interi u eleminua nga kupat e Evropës, këto janë fjalët e Contes
Sport

Interi u eleminua nga kupat e Evropës, këto janë fjalët e Contes

10.Dec.2020 10:32
0

Trajneri i Interit, Antonio Conte, është deklaruar pas eliminimit nga garat evropiane të skuadrës së tij.

Inter, kishte nevojë për fitore për të sigurua një vend në mesin e skuadrave më të mira në Evropë, por e gjithë që arriti ishte një barazim 0-0 ndaj Shakhtar, në ndeshjen e zhvilluar në ‘San Siro’.

Conte, në fjalët e para pas ndeshjes, nuk kritikoi as lojtarët dhe as veten e tij, por tha se kishte të bënte me një mungesë fati.

"Ju mund të keni mendimin tuaj, unë e respektoj atë. Nuk jam dakord, sepse mendoj se ekipi dha gjithçka që kishte, bëri gjithçka që duhej. Është e pabesueshme që në dy ndeshje që kemi dominuar kundër Shakhtar, nuk kemi shënuar një gol të vetëm", ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes.

"Nuk jam dakord që na ka munguar vendosmëria fare. Lojtarët e mi dhanë gjithçka sonte, kështu që absolutisht nuk jam dakord".

"Ne duhet të vlerësojmë gjithçka me kokë të ftohtë, jo pas një eliminimi si ky. Ekziston një keqardhje dhe zhgënjim i madh, por unë absolutisht nuk e ndiej se po na mungonte vendosmëria, përqendrimi ose agresioni".

Brenda magjisë së poezisë së Xhevdet Bajrajt
Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve në grupmoshat U17 dhe U19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration