Interi, në negociata me Cavanin
Sport

Interi, në negociata me Cavanin

20.May.2020 09:39
0

Interi është në negociata intensive me sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani.

Sky Sport Italia raporton se Interi ka qenë që një kohë të gjatë i interesuar për Cavanin, të cilin këtë verë mund të marrë falas. Kjo pasi që uruguaianit i përfundon kontrata me PSG-në, transmeton Gazeta Express.

Zikaltrit kishin menduar ta transferojnë Mertensin, mirëpo tani ai duket se është afër të nënshkruajë kontratë të re me Napolin. Kjo ka bërë që skuadra e Antonio Contes ta kthejë vëmendjen te Cavani.

Edhe Atletico Madridi, Manchester Unitedi dhe Newcastle raportohet se janë interesuar për 32-vjeçarin shkaku i përvojës së tij të madhe.

Cavani ka përvojë edhe në Serie A, pasi që kishte luajtur për Palermon dhe Napolin para transferimit në PSG në vitin 2013.

Uruguaiani ka kontribuar me shtatë gola dhe tri asiste në 22 ndeshjet e zhvilluara për PSG-në këtë sezon. 

Përse duhet të hani qershi para gjumit – Ndikimi në organizëm
Melo refuzimin kalimin në Juventus, “ndryshon” destinacioni i Pjanic
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration