Arifi i gëzohet pëlqimit të ministrisë, opozita e quan gjysmak dhe "sa për sy e faqe" (Audio)
Lokale

Arifi i gëzohet pëlqimit të ministrisë, opozita e quan gjysmak dhe "sa për sy e faqe" (Audio)

02.Mar.2015 21:09
0

Komuna e Bujanocit ka marrë dritën e gjelbër  për ndryshimin e emërtimeve të 22 rrugëve në qytet.

Sipas kryetarit të Komunës së Bujanocit Nagip Arifi, Ministria e Pushtetit Lokal ka dhënë pëlqimin në vendimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit të dhjetorit të vitit të kaluar për ndryshimin e emërtimit të rrugëve.

Arifi gjatë një prononcimi për televizionin publik të Bujanocit ka thënë se është një ditë e mirë dhe është në favor të qytetarëve të Komunës së Bujanocit.

“Sot mund të them është një ditë e mirë për qytetarët e Komunës së Bujanocit pasi se ditën e premte kemi marrë pëlqimin nga Ministria për Pushtet Lokal për ndryshimin e vendimit mbi emërtimin e rrugëve në territorin e Komunës së Bujanocit dhe tash e tutje që nga dita e sodit 22 rrugë të cilat kanë mbajt emër tjetër, tash me pëlqimin e Ministrisë së Pushtetit Lokal janë rrugë të emërtuara me emërtime në favor të qytetarëve të Komunës së Bujanocit”, u shpreh Arifi.

Ai theksoi se do të njoftojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, urbanizmin, kadastrën dhe gjitha organet shtetërore që të fillojnë zbatimin e këtij vendimi të Kuvendit Komunal dhe në bazë të pëlqimit të ministrisë.

Vendimin për ndryshimin e emërtimit të rrugëve opozita në Bujanoc e ka quajtur gjysmak dhe e konsideron “sa për sy e faqe”.

Driton Rexhepi, i cili ishte anëtarë i Komisionit pran Komunës së Bujanocit për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve i ka thënë Televizionit Spektri se shumë kërkesa nuk janë marrë parasysh, sidomos ato që kishin të bënin me propozimet e emrave me veprimtar lokal, ndërsa edhe matej sheshi i qytetit vazhdon të quhet “Karagjorgje Petroviq” edhe pse shumë mirë dihet struktura nacionale e popullsisë.

“Siç e dini ne si opozitë gjatë gjithë këtij debati kemi qenë të hapur me qytetarët dhe transparent duke insistuar se ne jemi për zgjidhje të përgjithshme, assesi nuk pranojmë një zgjidhje parciale. Vendimi i ministrit për një zgjidhje parciale që mohon një pjesë bukur të madhe të identitetit tonë kombëtarë, siç është fjala për sheshin qytetit, insistimi ynë ka të bëjë me faktin se sheshi i qytetit domosdoshmërisht duhet të jetë pjesë përbërëse e një zgjidhje të përgjithshme të emërtimit të shesheve dhe rrugëve  në komunë të Bujanocit”, tha me këtë rast Driton Rexhepi.

Ai nënvizon shkeljen që është bërë në hyrje të Bujanocit ku jeton një pjesë bukur e madhe e shqiptarëve.

“Aty ne kemi insistuar si opozitë që ajo rrugë të mbajë emrin e të ndjerit Rexhep Hasani, pishtar i zhvillimeve të fundit  të pluralizmit politik dhe kjo garniturë e pushtetit lokal kishte refuzuar në tërësi. Ne prapë mbetemi të hapur që ky vendim të mos hyje në fuqi dhe ofrojmë 12 votat tona si opozitë që të bëhet një zgjidhje njëherë e mirë që ka të bëjë me faktin e përfshirjes së emërtimit të sheshit nga Karagjorgje Petroviq në Skënderbeu”, shtoi Rexhepi.

Siç raporton Titulli.com, iniciativa për ndryshimin e rrugëve dhe shesheve ishte marrë në mandatin e kaluar kur me Komunën e Bujanocit drejtonte Partia për Veprim Demokratik.

Në atë kohë grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike (PD), që tash drejton me këtë komunë, kishte iniciuar ndryshimin e emërtimeve të rrugëve, mirëpo në mesin e propozimeve të dhëna, atëherë ishte edhe sheshi “Skënderbeu”, si dhe emrat e propozuar për rrugë “Rexhep Hasani”, “Fatmir Ibishi”, “Idriz Seferi” etj.

Ministria përkatëse, edhe pse Kuvendi Komunal kishte aprovuar një vendim të tillë, nuk i kishte dhënë pëlqimin për aplikimin në terren.

Tani PD që drejton këtë komunë ka ndryshuar mendim duke mos përkrahur në rrethin e parë të propozimeve për ndryshimin e emrave të rrugëve, asnjërin prej këtyre propozimeve që dikur i kërkoi vet.

Madje veç rrugëve, përmes këshilltarëve të saj kishte dorëzuar kërkesë edhe për ndryshimin e emrit të shtëpisë së kulturës “Vuk Karaxhiq” në atë “Fan. S. Noli”. /Titulli.com/

 

"Hate Fighters", me art kundër dhunës (Foto)
"Grupi i Dobrosinit" më 17 prill del para Gjykatës së Apelit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration