Gianni De Biasi fton tërnocasin kundër Armenisë
Lokale

Gianni De Biasi fton tërnocasin kundër Armenisë

28.Feb.2015 16:26
0

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, për ndeshjen e radhës që zhvillohet më 29 mars kundër Armenisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016, do të thërras tre lojtarë të rinj, në mesin e tyre edhe tërnocasin Berat Xhimshiti.

Siç raporton portali informativ Titulli.com, përzgjedhësi Biasi për herë të parë do të ftojë mbrojtësinë Berat Xhimshitin nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ndërsa është pjesë e skuadrës së Cyrihut.

Për 21 vjeçarin në shtator ishte iniciuar procedura për shtetësi shqiptare, pasi nuk e posedonte një të tillë meqë gati dy dekada jeton në Zvicër.

Veç Beratit, për ndeshjen kundër Armenisë janë ftuar edhe Naser Aliji nga skuadra e St.Gallen, Donis Avdijaj-Sturm Graz, ndërsa pritet të kthehet edhe sulmuesi i Baselit, Shkëlzen Gashi.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Armenisë do të zhvillohet më 29 mars në Shqipëri me fillim në orën 18:00./Titulli.com/

 

Kamberi: Koalicioni ekzistues me spektrin politik serbë u ka shkaktuar dëme shqiptarëve (Video)
Medvegjë: Lagja e dytë shqiptare bëhet me urë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration