Paralajmërohet Arifi, konkursi me këtë përbërje të Komisionit do të anulohet!
Lokale

Paralajmërohet Arifi, konkursi me këtë përbërje të Komisionit do të anulohet!

27.Feb.2015 14:53
0

Komuna e Bujanocit dhe kryetari i saj Nagip Arifi janë paralajmëruar nga Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (NUNS) se kanë bërë shkelje me mënyrën e formimit të Komisionit për vlerësimin e projekteve dhe programeve për mediume për vitin 2015.

Një paralajmërim të tillë siç ka mësuar Titulli e ka bërë NUNS, ndërsa jozyrtarisht ky medium ka mësuar se nëse nuk anulohet ky Komision dhe të formohet një komision në bazë të rregullores së Ministrisë së Kulturës dhe Informimit, mund të pasojnë edhe dënimet.

“Nëse nuk përfillet paralajmërimi, do të ngritet padi ndaj komunës por edhe kryetarit Nagip Arifi, le të zgjedhin çfarë dëshirojnë”, i ka thënë Titullit me anonimitet zyrtari nga Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë.

Ai mëtej sqaron se kjo shoqatë e gazetarëve i ka bërë me dije Komunës së Bujanocit se është duke shkuar drejt formimit të një Konkursi të kundërligjshëm.

Portali informativ Titulli veç kësaj nga burimet brenda administratës komunale ka mësuar se edhe zyrtarët e kësaj komune kanë kuptuar që kanë bërë shkelje të Rregullores së Ministrisë së Kulturës dhe Informimit, dhe deri më sot nuk kanë publikuar vendimin e marrë në mbledhjen e 12 shkurtit të Këshillit Komunal, ku u votuan pesë anëtarët për Komision për vlerësim të projekteve të mediave edhe ate, kryetar Fejzi Beqiri, anëtarët Abedin Raqipi, Maja Stojanoviq, Ahmet Kadriu dhe Aleksandar Janjiq.

Lidhur me këtë shkelje ishte prononcuar edhe kryetari i Shoqatës së Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (NUNS) Vukashin Obradoviq, i cili ishte njoftuar nga mediumi ynë për rastin në fjalë.

“Në Rregullore qartë shkruan se në Komision duhet të ketë përfaqësues të shoqatave të gazetarëve. Kjo është shkelje e rekomandimeve por edhe e Ligjit. Komisioni mund të ketë tre apo pesë anëtarë, por gjithsesi në to duhet të ketë përfaqësues të shoqatave apo asociacioneve të mediave, dhe jo punëtorë të komunës”, i pat thënë Titullit, Obradoviq. /Titulli.com/

Halimi e Kamberi bashkë me opozitën kërkojnë shkarkimin e kryetarit Nikolliq
Aprovohen 40 projekte për punimin e dokumentacionit teknik (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration