Kthehet lavdia e PD-së, flamuri vendoset në maje të shtizës (Foto)
Lokale

Kthehet lavdia e PD-së, flamuri vendoset në maje të shtizës (Foto)

25.Feb.2015 22:07
0

Pas artikullit të publikuar të mërkurën në portalin informativ Titulli rreth mos kujdesit mbi flamurin e Partisë Demokratike (PD), duke e lënë ate me javë të tëra në gjysmështizë, ka qenë i shpejtë reagimi i zyrtarëve të këtij subjekt për ta kthyer simbolin e PD-së në formën e duhur në shtizë.

Krenaria tani është vendosur në piedestal, në ballkonin e selisë së Partisë Demokratike të Nagip Arifit, vetëm disa orë pas raportimit të Titullit për lënie pas dore të flamurit.

Ajo që i mbetet tani këtij subjekti është kthimi i besimit që dikur e kishte tek elektorati, e që sot jo pak simpatizues të saj janë në prag të dëshpërimit edhe pse në disa fusha, si ajo e infrastrukturës, ky subjekt ka nxitur realizimin e projekteve të ndryshme.

Ky reagim i shpejtë i PD-së duhet vlerësuar, mirëpo nëse do të kishte reagime të tilla edhe rreth raportimeve të rasteve të tjera nga mediet, me siguri situata do të ishte më e mirë në këtë komunë, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik e posaçërisht në punësim. /Titulli.com/ 

 

PO ASHTU LEXO: PD në “ditë zie”, flamurin në gjysmështizë (Foto) 

 

Bujanoc: Prezantohen mundësitë e edukimit në Turqi
"Progresi Evropian" do të zhvillojë takimin e katërt
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration