Xhelal Mehmeti, aktivist i dëshmuar që i duhet Preshevës (video)
Lokale

Xhelal Mehmeti, aktivist i dëshmuar që i duhet Preshevës (video)

21.Feb.2015 22:28
0

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore me seli në Zvicër është organizatë që ka dëshmuar përkushtimin me misionin dhe aktivitetin në fushën e humanitetit dhe tani gati është shndërruar në një zëdhënës të qytetarëve të Luginës në qarqet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kjo organizatë mori ofensivën e aktiviteteve  me rastin e fillimit të aksionit për ndërtimin e 100 shtëpive në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë me moton  “Të ndërtojmë, të shpëtojmë e të parandalojmë”.

Ky aksion  i udhëhequr nga Xhelal Mehmeti, kryetari i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore dhe bashkëpunëtorëve të tij po dëshmon një përpjekje serioze për të realizuar projekte konkrete në Luginë.

Mehmeti ka thënë se kemi kapacitetin të ndërtojmë 100 shtëpi dhe deri më tani organizata ka ndihmuar qytetarët e Luginës në forma të ndryshme, duke u nisur me mbështetjen financiare të familjeve të dëshmorëve, veteran, student e familje në nevojë, shkruan Titulli.

Ai ka fituar edhe epitetin e ambasadorit të paqes, një titull që u jepet aktivistëve të denjë për vendin e tij në fusha të ndryshme të jetës sociale e politike.

Xhelal Mehmeti, duke folur për aksionin e 100 shtëpive dhe shqetësimeve të tjera që kanë shqiptarët e Luginës, ka deklaruar për media se ai personalisht dhe stafi i tij ka udhëtuar në mbi 50 vende të ndryshme në Evropë dhe Amerikë për qëllimin e vetëm, siç thotë shpesh Mehmeti, ta ndihmojmë Luginën.

Përveç  grumbullimit të mjeteve financiare të destinuara për këtë rajon, Mehmeti ka arritur të realizojë takime me përfaqësues të lartë politik shqiptar dhe ambasadorë nga vende të ndryshme të perëndimit ku ka sensibilizuar edhe çështjen politike të mjerueshme në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Mehmeti ka organizuar Gala mbrëmjen në Kosovë në shtator të vitit 2013, përmes së cilës ka arritur të grumbullojë një sasi të konsiderueshme të mjeteve financiare për të ndihmuar aksionet e organizatës që përfaqëson.

Ai gjithashtu ka fituar edhe mbështetjen e qeverisë në Tiranë për hapjen e një zyre për Luginën që do të ndihmojë përmes projekteve dhe kërkesave në fusha të ndryshme shoqërore.

Gjatë gjithë kohës së aktivitetit, Xhelal Mehmeti ka përmendur edhe gjendjen e rëndë politike ku në takimet me përfaqësuesit e qeverisë në Kosovë dhe Shqipërisë ka kërkuar intervenim të shpejtë për të parandaluar shpërnguljet dhe ndihmuar këtë rajon me mjete financiare dhe në aspektin politik.

Gjendja momentale politike dhe sociale sipas Mehmetit nuk mundë të ndryshohet vetëm më aktivitete politike, por kësaj duhet t’i bashkëngjitet edhe ai humanitarë e zhvillimorë.

Gjatë konferencës vjetore të mbajtur në dhjetor për të prezantuar aktivitet e vitit 2014 Mehmeti ka shpjeguar se që gjatë vitit 2015 Fondi Humanitar i Kosovës Lindore do të zgjerojë fushën e veprimit duke filluar edhe ndihmën në zhvillimin ekonomik lokal.

Në të njëjtën konferencë Mehmeti kishte thënë  se gjatë 3 viteve të ardhshme do të ketë mundësi të hap mijëra vende të punës dhe që sipas njohësve të situatës ky veprim i Mehmetit mbetet një pikë shprese për qytetarët e Luginës.

Xhelal Mehmeti përmes  punës në projekte të ndryshme të realizuara nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore ka dëshmuar se është një aktivist i vendosur në qëllimet e tij që mbrojnë interesin e qytetarëve të Luginës./Titulli.com/

Halimi njofton David McAllister mbi situatën e rëndë në Luginë
Sondazh: Papunësia po i largon shqiptarët nga Lugina e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration