Myftiu i Luginës, telegram ngushëllimi për vdekjen e mbretit të Arabisë Saudite
Lokale

Myftiu i Luginës, telegram ngushëllimi për vdekjen e mbretit të Arabisë Saudite

25.Jan.2015 13:42
0
Myftiu i Luginës së Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, në emër të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), i shpreh ngushëllimi Ambasadës së Arabisë Saudite, në Tiranë për vdekjen e mbretit Abdullah bin Abdulaziz.

“Arabia Saudite, humbi një njeri të madh, një mbret të devotshëm, një burrështetas, i cili për 20 vjet rresht udhëhoqi ndershëm me shtetin dhe popullin e tij. Se sa ishte mbreti Abdullah bin Abdulaziz, modest dhe popullor flet ceremonia e varrimit të tij, pa ndonjë publicitet të madh, duke u shoqëruar vetëm nga familjarët e tij për në varrezat publike”, thuhet në telegram ngushëllimin e myftiut Saqipi, transmeton Titulli.com. 

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, shpreh ngushëllime familjes së mbretit të Arabisë Saudite, Ambasadës së akredituar në Tiranë, si dhe vëllait të tij Salman bin Abdulaziz, i cili u zgjodh mbret për ta udhëhequr vendin, njofton Qendra Informative BIPBM-së në Bujanoc. /Titulli.com/

Pesë vjet me revistën letrare "Qëndresa" në Luginë
Titulli "ndërtoi" objektin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc! (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration