Instituti nga Shkupi me konkurs për magjistraturë, të drejtë aplikimi edhe nga Lugina
Lokale

Instituti nga Shkupi me konkurs për magjistraturë, të drejtë aplikimi edhe nga Lugina

22.Jan.2015 21:57
0
Është kjo një mundësi e mirë për të gjithë studiuesit e interesuar të albanologjisë e historisë, jo vetëm se nga Republika e Maqedonisë, por edhe ato nga Republika e Kosovës dhe Lugina e Preshevës, të cilët dëshirojnë të thellojnë njohuritë dhe hulumtimet e tyre shkencore në këto sfera.

Këto ditë Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), hapi konkursin për regjistrimin e studentëve në studimet e magjistraturës në tre drejtime studimore: Gjuhë shqipe, Letërsi shqipe dhe Histori me marrëdhënie ndërkombëtare. Në secilin nga këto drejtime, parashihet të pranohen nga 30 studentë

“Është ky një hap përpara në konsolidimin e mirëfilltë të ITSHKSH-së në Shkup, dhe një hapje e mundësive të reja për thellimin e studimeve albanologjike në trojet shqiptare të Maqedonisë. Kushtet e regjistrimit dhe studimeve, janë model në rajon, dhe ato do të zhvillohen me metodat dhe teknikat më të reja të shkencës bashkëkohore”, theksojnë përgjegjësit e këtij Instituti.

Sipas tyre, është kjo një mundësi e mirë për të gjithë studiuesit e interesuar të albanologjisë e historisë, jo vetëm se nga Republika e Maqedonisë, por edhe ato nga Republika e Kosovës dhe Lugina e Preshevës, të cilët dëshirojnë të thellojnë njohuritë dhe hulumtimet e tyre në këto sfera.

Kuadri shkencor që do të ligjërojë në këto studime të ciklit të dytë, është i kualifikuar, dhe përpos punëtorëve të brendshëm shkencor, ITSHKSH do të angazhojë kuadro të specializuar edhe nga universitetet dhe institutet tjera shqiptare në vend e rajon. Parashihet që leksione të veçanta të mbajnë edhe profesorë të njohur nga Evropa dhe SHBA-të.

Regjistrimi i studentëve të interesuar do të zgjasë deri më 15.02.2015, në lokalet e ITSHKSH-së, të cilat gjenden në objektin e ish-ambasadës amerikane në Shkup, kurse të gjitha informatat e nevojshme mund të merren edhe përmes ueb faqes zyrtare të institutit www.itsh.edu.mk. /Titulli.com/

Rexhep Rahimi nga Nesalca zhduket nga shtëpia, familja kërkon ta gjej
Në Medvegjë gjendja alarmuese, të kthehet popullata dhe monitorimi ndërkombëtar (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration