Materniteti në Preshevë rri mbyllur, Vuçiqi i premton serbëve në Pasjan (Audio)
Lokale

Materniteti në Preshevë rri mbyllur, Vuçiqi i premton serbëve në Pasjan (Audio)

15.Jan.2015 21:05
0
Presheva, edhe pse ka të përfunduar maternitetin dhe të gatshëm për punë, më shumë se shtatë muaj nuk po futet në funksion. Kjo neglizhencë, sipas të parit të Komunës së Preshevës, po bëhet me prapavijë politike.

Mos dëgjueshmëria e Qeverisë së Serbisë me në krye kryeministrin Vuçiq por edhe Ministria e shëndetësisë kur është në pyetje funksionimi i maternitetit, sipas kryetarit të  Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, është në maksimum.

“Është në ekstrem, për të mos leju funksionimin normal edhe përskaj investimit prej 1.360.000 euro në këtë objekt, ku investime mbi 400 mijë euro brenda dy viteve të fundit ka pas Ministria e Shëndetësisë”, i tha sot portalit informativ Titulli.com, kryetari i Preshevës.

Mustafa akuzon kryetarin e Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili serbëve në Pasjan të Kosovës i premtoi spital të lindjes me kushte që as Prishtina nuk i ka, ndërsa qytetarëve të Preshevës nuk ia hap maternitetin.

“Ai është kryeministër i serbëve kudo që jetojnë serbët, përpiqet t’i del zotë, të jetë kryeministër e serbëve në Kosovë edhe në Maqedoni edhe në Shqipëri, ku nuk ka mbase as 10 serb, duke mohuar ekzistencën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”.

Mustafa theksoi se “duke neglizhuar me përpjekjet dhe synimet e tija, diskriminim me forma dhe metoda më të moderuara po krijon ndjenjën e plotë dhe shumë të fortë të pasigurisë së shqiptarëve që jetojnë në këto troje.

 “Nuk po përdoren tyta automatikësh, tanke, apo të ngjashme, siç ka vepruar e njëjta qeveri viteve të 90-ta, në të gjitha ish republikat e Jugosllavisë, përfshi edhe Kosovën”, nënvizon drejtuesi i kësaj komune të banuar me shqiptarë. 

Materniteti në Preshevë është i përfunduar në korrikun e vitit 2014. Ky projekt shumë i rëndësishëm për shqiptarët, ka kushtuar 1 milion e 360 mijë euro dhe në këtë shumë komuna ka marrë pjesë vetëm me 5 për qind, 95 për qind të fondeve janë të siguruara nga donatorët, si Ministria e Shëndetësisë, Trupi Koordinues, Ministria e Pushtetit Lokal, dy qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe me 20 për qind ka kontribuuar delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi.

Ministria e Shëndetësisë pritet të jap dritën jeshile për angazhimin e kuadrit të nevojshëm për funksionimin normal të maternitetit. Bëhet fjalë për 7 mjek gjinekolog, 15 motra medicinave, punëtorë ndihmës për higjienë dhe përgatitje të ushqimit, gjithsejtë 23 vende të reja të punës.

“Akoma nuk ka një përgjigje nga Ministria e shëndetësisë edhe përkundër përpjekjeve të kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Zoran Stankoviq”, thekson Mustafa.

Ai është i bindur se ky rast është fund e krye politik, për të krijuar dozë sa ma të madhe pasigurie shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe në fushën e shëndetësisë, përskaj pasigurive tjera politike që i përjetojnë çdo ditë në Luginë të Preshevës. /Titulli.com/

 

QSA zbutë dimrin për familjet tërnocase (Foto)
Në Kosovë Milutini, në Preshevë shkulet lapidari i UÇPMB-së (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration