Bujanoci dhe mashtruesit
Vështrime

Bujanoci dhe mashtruesit

30.Jun.2014 14:47
0

Abraham Lincoln thotë: "mundesh me i mashtru të gjithë njerëzit për ca kohë, mundesh me i mashtru disa njerëz gjatë gjithë kohës, po kurrë s'mundesh me i mashtru te gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës".

Shkruan: Alban Alili

Se populli mashtrohet nga politikanët , kjo nuk do shkencë për të u vërtetu, as nuk do shumë hamendje, mjafton të i dëgjosh fjalët e tyre, dhe pastaj të i kërkosh veprat e tyre.

Kur mashtrohet nëpër vendet e mëdha, ndoshta edhe dëmi që i shkaktohet njerëzve të rëndomtë është më i vogël, po kur mashtron në një komunitet te vogël, siç jemi shqiptarët në komunën e Bujanocit, atëherë lindë një problem, ku ka politik më tepër është njerëzorë.

Të premtojnë botën dhe prapë ne tavolinën tënde, zbrazët, pa shumë bukë, jo mjaftueshëm ushqim të i ushqesh fëmijët e tu. Vetëm nëse fillon të i hash fjalët e tyre, premtimet e politikanëve, besoj që atëherë do ngopeshin të gjithë, se ka aq shumë, sa nuk besoj që do ngelej kush keq , e të gjithëve do i plotësoheshin kushtet.

Por çfarë ti bësh, që fjalët nuk hahen , premtimet nuk e ngopin barkun e uritur të fëmijëve, prindërit e të cilëve i gënjejnë,i premtojnë të paktën një vend pune, pa iu dridhur qerpiku. E ai, prapë i vobektë do mbetet, i mashtruar nga ata, prapë duke mendu, si ta kalosh edhe një ditë pa pasur probleme me para, pa e pasur "gajlen e bukës" .

Të luhet me ndjenjat e qytetarëve të thjesht për përfitime vetanake, të njerëzve të caktuar, është një egoizëm i skajshëm, sa e çuditë edhe vet fjalën "egoist" . Mashtrohemi kur na thonë që "do bëhet mirë me punësimet" , "do krijojmë mijëra e mijëra vende pune", mashtrohemi kur thonë se do përkujdesen për ne, mashtrohemi kur thonë se prioriteti u tyre është popullata e rëndomtë, por nga mashtrimet më të mëdha është kur vazhdojmë ta besojmë edhe kur na kanë dëshmuar të kundërtën.

Anglezët e kanë një thënie "më mashtrove një herë, turp të qoftë, më mashtrove për se dyti, turp më qoftë". Kjo duhet të vlejë edhe tek ne, që na mashtrojnë një herë, turpi i tyre, po i lejuam te na mashtrojnë për së dyti, turpi bie mbi qytetarët, që vazhdojnë të mashtrohen, përditë, për çdo javë, çdo muaj. Dhe mbas 4 vitesh, të i besojnë po të njëjta gënjeshtra, që i besuan edhe para 4 viteve.

Populli thotë,"mos i shiko gunën, por shikoji punën", unë për politikanët them të njëjtën gjë, mos i dëgjo premtimet, shikojua arritjet.

Mbaji mend premtimet, mbaji mend fjalët e dhëna, e kur nuk i përmbahet, dënoi, dënoi me votën tënde, dënoi me të drejtën tënde, mos e lërë të ta zgjasë "zullumin" edhe për një mandat tjetër, sepse ti do plakesh edhe për 4 vite, me të njëjtat probleme, përderisa, ata që me votën tënde e hëngrën "hakun" tënd, do vazhdojnë me ngrënë edhe për 4 vite.

Hapi sytë o burrë, shihe, gjykoje, e ndaje rrenën prej të vërtetës, sepse tek ne është vështirë me i dallu, e besa, shumë vështirë me e pa, kur po të gënjejnë, e kur po t'a thonë të vërtetën.

Gjyko drejt, ama GJYKO, se ti je gjykatësi më i mirë për ta.

Përsëri deponia e egër në Tërnoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration