Arsimi të hënën në protestë, pezullohet mësimi
Lokale

Arsimi të hënën në protestë, pezullohet mësimi

21.Dec.2014 13:21
0
Të hënën punëtorët arsimor do të ndërpresin plotësisht punën duke mos zhvilluar procesin mësimor në shkolla, por do të organizojnë protesta në Beograd dhe në të gjitha qytetet më të madhe në Serbi.

Përfaqësuesit e sindikatave të arsimit kanë paralajmëruar që protesta do të mbahet edhe para Qeverisë si dhe Ministrisë së Arsimit.

“Presim që mësimi mos të mbahet në rreth një mijë shkolla në vend”, ka thënë të dielën për agjencinë “Beta”, kryetari i sindikatave të bashkuara të punëtorëve arsimor të Serbisë, Dragan Matijeviq.

Kërkesa e mësimdhënësve është që të përjashtohen nga zvogëlimi i rrogave dhe të futet pagesa e klasave.

“Kemi vendosur në radikalizmin e grevës, pasi vlerësojmë se bisedimet me Ministrinë e Arsimit rreth kërkesave të grevistëve kanë hyrë në një rrugë pa krye dhe shpresojmë se në këtë mënyrë do t’i rifreskojmë negociatat”, është shprehur Dragan Matijeviq, transmeton Titulli.

Ai ka thënë se mbyllje të plotë të shkollave do të ketë vetëm të hënën, pas kësaj dite mësimi do të vazhdojë të mbahet me nga 30 minuta për orë mësimi.

Punëtorët arsimor grevën e kanë filluar nga 17 nëntori, ndërsa deri më tani në shumicën e shkollave mësimi është zhvilluar me orar të shkurtuar.

Vlen theksuar se shkollat në gjuhën shqipe në Bujanoc e Preshevë deri më tani nuk kanë marrë pjesë në grevë, gjë e cila pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së hënë, kur shumica e shkollave në Serbi nuk do të zhvillojnë procesin edukativo-arsimor. /Titulli.com/

BIPMB mban takim me mësimdhënësit fetar në Preshevë
Striptiz baret në Bujanoc pa leje pune
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration