BIPMB mban takim me mësimdhënësit fetar në Preshevë
Lokale

BIPMB mban takim me mësimdhënësit fetar në Preshevë

20.Dec.2014 23:47
0
Në lokalet e KBI-së në Preshevë, koordinatori i lëndës fetare Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, sot mbajtën një takim konstruktiv me punëtorët arsimorë të mësimit fetarë nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Preshevës.

Qëllimi i këtij takimi sipas zyrtarëve të BIPBM-së ishte njohja për së afërmi me zhvillimin e lëndës fetare nëpër shkollat shqipe, përgatitjet për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë, si dhe aftësimi i nxënësve me njohuri rreth fesë islame.

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, ndër të tjera ka theksuar se lënda fetare nuk është misionare, por informative.

“Punëtorët arsimorë, duhet t’i informojë dhe mësojnë për rolin dhe rëndësinë e lëndës fetare e jo t’i bindin ata të involvohen në proceset fetare. Lëndën fetare mund ta ndjekin edhe nxënësit që i takojnë konfesioneve tjera, por që shprehin dëshirë për të mësuar për të mirat e fesë Islame”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM).

Gjithashtu, Myftiu Saqipi, porositi mësimdhënësit t’i përmbahen rregullave të arsimit e mos të anojnë nga ndikimet politike, të cilat shkollat tona i kanë politizuar tej mase.

Në fund të këtij takimi u shtrua nevoja e organizimit të takimeve në nivel të tri komunave, të cilat do të ndikojnë shumë në avancimin e procesit mësimor të lëndës fetare nëpër shkollat shqipe. /Titulli.com/

Mustafa kërkon zyre pë Luginën në qeverinë e Kosovës (video)
Arsimi të hënën në protestë, pezullohet mësimi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration