"Gjilani" kërkon sulmuesin Bujamin Xhemaili nga "Dinamo" e Vranjës
Lokale

"Gjilani" kërkon sulmuesin Bujamin Xhemaili nga "Dinamo" e Vranjës

20.Dec.2014 12:32
0
Sulmuesi i skuadrës serbe të Dinamos së Vranjës, shqiptari Bujamin Xhemaili, mund të bëhet lojtari i radhës që përforcon skuadrën e Gjilanit.

K.F. Gjilani e cila stinorin vjeshtor e ka mbyll në pozitën e dytë në Ligën e Parë,  tashmë është në vlugun e përpjekjeve për të përforcuar radhët për stinorin pranveror.

Pas rikthimit të Arbër Shalës nga Hajvalia, sulmuesi shqiptar i ekipit serb të Dinamos së Vranjës, Bujamin Xhemaili, nga Bilaçi i Komunës së Bujanocit, është cak i radhës i ekipit gjilanas.

Lajmin për gazetën "Sport Plus" e konfirmon tekniku i ekipit të Gjilanit, Musa Selimi.

“Tashmë jemi në fazën kur po punojmë intensivisht në kompletimin e skuadrës për pranverë. Jemi të interesuar që ta sjellim një sulmues nga skuadra e Dinamos së Vranjës, ekip ky që bën gara në Ligën regjionale të Nishit. Fjala është për Bujamin Xhemailin, një lojtar i talentuar, i cili është 22-vjeçar e nga i cili pritet shumë në të ardhmen. Ditët në vijim do të takohemi dhe pres ta definojmë çështjen e kalimit të tij te Gjilani”, deklaroi trajneri Selimi për "Sport Plus", transmeton Titulli.

Në vazhdim, trajneri gjilanas tha se shumë shpejt pritet finalizimi i marrëveshjeve edhe me disa lojtarë.

“Ditëve në vijim pritet të ketë risi në klubin tonë për sa i përket përforcimeve, pasi tashmë me disa lojtarë kemi arritur marrëveshje në parim. Mirëpo, po presim që këta futbollistë të marrin pëlqimin nga skuadrat e tyre. Po ashtu, po synojmë të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjithë lojtarët kryesorë, të cilët janë pa kontrata”, përfundoi Musa Selimi. Objektivi kryesor i Gjilanit është rikthimi në Superligë. /Titulli.com/

Lokja nga Presheva që rrezikon Maqedoninë!
Mustafa kërkon zyre pë Luginën në qeverinë e Kosovës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration