Skandaloze: Kapet trafikanti i kosovarëve me formularët e nxjerrë në Konçul (Dokument)
Lokale

Skandaloze: Kapet trafikanti i kosovarëve me formularët e nxjerrë në Konçul (Dokument)

19.Dec.2014 13:57
0

Vetëm në tri ditët e fundit në rajonin e Gjilanit gjegjësisht në pikat kufitare “Dheu i Bardh” dhe Muçibabë janë arrestuar katër kontrabandues, prej tyre tre shqiptar dhe një serb. Tek i dyshuari B.A., i cili po transportonte dy të rinj rrugëve ilegale, janë gjetur edhe formularë të hyrje daljeve të Republikës së Serbisë të lëshuara nga Policia në Konçul.

Përkundër goditjes që po marrin kontrabanduesit nga ana e policisë dhe prokurorisë së Gjilanit megjithatë ikja masive e kosovarëve po vazhdon drejtë Hungarisë. 

Vetëm në tri ditët e fundit Prokuroria e Gjilanit ka goditur një rrjet të organizuar kontrabanduesish thotë për rajonipress Arben Kadriu prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan, raporton rajonipress.

Kadriu tha se tashmë prapa grilave ndodhen: B.A., M.P. nga Kufca e Epërme, F.S. nga Dobrosini (Serbia) dhe A.S. nga Tërnoci (Serbia).

Kadriu ka konfirmuar arrestimet e tyre dhe tha se nuk do të ketë tolerancë për grupet e tilla që po kontrabandojnë kosovarë drejtë Hungarisë.

Rasti më interesantë ndërkaq mbetet ai i B.A. i cili personave që i transportonte, i kishte siguruar formularë të Policisë Kufitare të Serbisë për hyrje dhe dalje nga Serbia edhe pse këta persona ishin në territorin e Kosovës dhe nuk kishin kaluar kufirin me Serbinë.

Sipas burimeve të policisë më datën 18 dhjetor 2014 rreth orës 16:25 në pikën kufitare në Muçibabë tek pika e vjetër në rrugën dytësore e cila lidh fshatin Muçibabë me Lagjen “Zekbashet” (Republika e Serbisë) është ndaluar vetura e të dyshuarit e tipit “Opel Korsa” ngjyrë e kuqe me targa të Kosovës të cilën e ngiste i dyshuari B.A. i cili po i transportonte për në Preshevë rrugëve ilegale, dy të rinj nga Ferizaji të cilët kishin lidhur kontratë me të dyshimtin që për transportonte deri në Preshevë të i paguajnë nga 100 Euro, ku me tu nisur nga Gjilani rreth orës 15:30 viktimat ia kishin dhënë 110 euro (njëri 60 euro ndërsa tjetri 50 euro), kurse edhe 90 euro tjera ishin marr vesh për t’ia dhënë pasi të mbërrijnë në Preshevë.

Viktimat, sipas policisë, janë nga rrethi i Ferizajit. Sipas deklaratave të dy viktimave ata të enjten kishin rënë në kontakt me të dyshuarin në Stacionin e Autobusëve në Gjilan dhe ishin dakorduar që Bashkimi t’ua siguroj edhe formularët e Serbisë të cilët lëshohen gjatë hyrjes së qytetarëve kosovarë në Serbi me letërnjoftim sipas marrëveshjes për lëvizjen e lirë.



Gjatë kontrollit tek viktimat janë gjetur formularët e hyrje/daljeve të Republikës së Serbisë në emër të dy viktimave të cilët ishin lëshuar në Policinë Kufitare në Konçul me datën 18.12.2014 dhe vlenin deri më datën 02.01.2015. Këta formularë janë vulosur me dy vula origjinale me mbishkrimin cirilik “Republika Serbia”.

Kurse i arrestuari tjetër M.P. (1964) nga Kufca e Epërme është ish polic. Ai ka kontrabanduar kosovar nga Gadimja, Lipjani dhe Prishtina. Kontrabandimin e ka bërë në mënyrë të organizuar derisa u ka marrë nga 450 euro kurse destinacioni i tyre ka qenë Subotica e më pas Franca.

F.S. nga Dobrosini ka kontrabanduar dy shqiptar nga Vushtrria në pikën kufitare “Dheu i Bardh”, derisa atyre u ka marrë nga 70 euro për person.

I arrestuari tjetër A.S. nga Tërnoci është kapur duke kontrabanduar tre shqiptarë nga Lipjani dhe Ferizaji derisa viktimave u ka marrë nga 170 euro./Titulli.com/

Qytetarët e Luginës, trajtohen si të dorës së dytë në Kosovë
Lugina e Preshevës kërkon ndihmën e Kuvendit të Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration