Konjufca: Tirana e Prishtina po mashtrojnë  shqiptarët e Luginës (Foto)
Lokale

Konjufca: Tirana e Prishtina po mashtrojnë shqiptarët e Luginës (Foto)

18.Dec.2014 10:15
0

Në “Sallën e Kuqe” të fakultetit Filologjik në Universitetit e Prishtinës “Hasan Prishtina” është mbajt tribuna “Bashkëpunimi reciprok në mes të Luginës së Preshevës dhe Kosovës në fushat: Arsim, Politikë dhe Ekonomi”, nën organizimin e Unionit të Studentëve të Luginës së Preshevës (USLP).

Në këtë tribunë të zhvilluar të mërkurën, ku përveç studentëve, si panelistë morën pjesë Glauk Konjufca, Nehat Emrullahu, Gani Jashari e Arbër Pajaziti, u tha se është më se i domosdoshëm bashkëpunimi mes Luginës dhe Kosovës, duke u kërkuar që i njëjti të rritet edhe më shumë.

Nënkryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke kritikuar dy qeveritë në Prishtinë e Tiranë tha se diskursi politik i tyre ka mbetur vetëm në formën gjuhësore: “do ta ngrisim problemin e qytetarëve të Luginës së Preshevës, do t’u mbrojmë interesat tuaja, do t’ju bëjmë pjesë të negociatave të Brukselit”.

“Lugina ka mbetur ne trajtën gjuhësore ‘do të’. Kjo tregon se çka është bërë konkretisht për këtë hapësirë shqiptare. Për Luginën e Preshevës duhet politikë dhe veprime konkrete dhe realizime praktike dhe jo retorikë mashtruese siç ka ndodhur fatkeqësisht deri më sot”, ka deklaruar Konjufca, transmeton Titulli.com.

Gani Jashari, profesor i fizikës në Universitetin e Prishtinës, ka kërkuar që Kosova të ketë një zyre ku do të merrej me problemet e shqiptarëve të kësaj ane.

“Në këto troje ndodh shkelja më e madhe e ligjit. Nuk ka asnjë arsye që shqiptarët e Luginës të kenë më pak të drejta se serbët e Kosovës”, theksoi Jashari.

Kryetari i Shoqatës së Inxhinierëve të Makinerisë në Kosovë Nehat Emrullahu duke folur për diskriminim ka thënë se ai është më i theksuar në Komunë të Medvegjës.

Emruallahu ka folur edhe për korrupsionin i cili po ndikon edhe në arsim, siç tha ai “duke e degraduar ate me aferat e mëdha të marrjes së diplomave krejt formale”.

 “Në Kosovë funksionimi i Ligjit është nën çdo nivel, gjykata , prokuroria , institucionet tjera edhe ndërkombëtarisht njihen si më të korruptuarat. Kjo ka tejkaluar gjithë kufijtë e mundshëm, prandaj edhe nuk mund të ketë zhvillim ekonomik”, ka nënvizuar Emrullahu.

Në tryezën e USLP-së, nga zyrtarët e Luginës ka prezantuar Arbër Pajaziti, shef i kbanitetit të kryetarit të Komunës së Bujanocit.

Ai me këtë rast ka thënë se Bujanoci ka bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, mirëpo marrëdhëniet e pazgjidhura Kosovë – Serbi po pengojnë një bashkëpunim më të mirëfillt dhe efikas.

“Për ne në Luginë do të duhej një aplikim i një modeli i ngjashëm i relacioneve bashkëpunuese me Prishtinën sikurse ai që ndjekin komunat me shumicë serbe në Kosovë, posaçërisht ato në veri të Kosovës, deri sa kjo të mos ndodh ne jemi të shtrënguar të gjejmë forma dhe alternative të një bashkëpunimi i cili mund të sjellë rezultate”, është shprehur Pajaziti, i cili ka nënvizuar se kohëve të fundit është rrit bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë, duke i krijuar kushte mjekëve të Luginës për specializim në sfera të ndryshme./Titulli.com/

Stankoviq: Kemi qenë pranë qytetarëve për 14 vite, bisedimet të vazhdojnë me Beogradin (Video)
Linja ekspres vjen edhe në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration