Stankoviq: Kemi qenë pranë qytetarëve për 14 vite, bisedimet të vazhdojnë me Beogradin (Video)
Lokale

Stankoviq: Kemi qenë pranë qytetarëve për 14 vite, bisedimet të vazhdojnë me Beogradin (Video)

17.Dec.2014 20:42
0
Trupi Koordinues për Bujanoc, Preshevë e Medvegjë ka vlerësuar se në këto komuna janë investuar deri më tani në projekte të ndryshme 6.3 miliardë dinarë mjete të qeverisë së Serbisë.

Kryetari i këtij organi qeveritar, Zoran Stankoviq këto vlerësime i bëri në një konferencë për gazetarë në Bujanoc  , cili shpalosi edhe disa detaje tjera lidhur me proceset politike  në këtë rajon.

“Gjatë dy viteve të fundit kemi pasur prioritet ndërtimin e objektit të shkollimit të lartë në Bujanoc dhe hapjen e maternitetit në Preshevë. Shpresojmë se gjatë vitit të ardhshëm këto dy projekte do të konkretizohen, sepse për maternitetin duhet të sigurohen vetëm mjekët gjinekologë, të kryhet praktika në Vranjë dhe pastaj do të punësohen 12 punëtorë të rinj e të nis puna”, deklaroi Stankoviq.

Ai shtoi se problemi themelorë është vazhdimi i bisedimeve mes liderëve politik shqiptarë dhe qeverisë në Beograd të cilët janë ndërprerë në fund të vitit 2013.

“Në fillim të vitit të ardhshëm duhet patjetër që organet shtetërore, qeveria së bashku me pushtet lokale të ulen dhe të merren vesh që këto bisedime të fillojnë menjëherë. Në zgjedhjet e fundit kemi dëgjuar deklarata të ndryshme për bashkimin e këtij territori me të “ashtuquajturën” Shqipëri e Madhe, mirëpo ne kemi qenë gjithmonë aty pranë problemeve të qytetarëve ”, tha Stankoviq.

Lidhur me funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Stankoviq tha se ai ka qëllimin dhe rolin e tij mirëpo deklaratat e fundit ato shkojnë më gjerë se sa kompetencat që ka.

“Unë ka pritur më shumë rezultate, ndërsa vitin e ardhshëm pres më shumë rezultate në fushën e ekonomisë. Për 14 vite nga mjetet e qeverisë së Serbisë në Bujanoc janë investuar 2 miliardë e 876 milion dinarë, në Preshevë mbi 1 miliardë e 780 milion dhe në komunën e Medvegjës mbi 1 miliard e 670 milion dinarë”, vlerësoi Stankoviq.

Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë oshtë organ i cili koordinon aktivitetet e Qeverisë së Sërbisë, organeve shtetërore, shërbimit publik, organet e qeverisjes lokale si dhe qytetarëve  të këtyre komunave  dhe është formuar më 16 dhjetorë të vitit 2000.

Kryetari Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq është shprehur se  duhet më shumë të punohet në punësimin e njerëzve që të jetojnë në kushte më të mira dhe kjo do të thotë se shteti duhet të kushtojë më shumë vëmendje në sigurimin e investimeve.

Ky organ qeveritarë është formuar me qëllim të zhvillimit të këtyre tri komunave në aspektin politik, ekonomik, të sigurisë dhe zhvilluar mirëqenien shoqërore.

Stankoviq gjatë konferencës së sotme për 14 vjetorin e themelimit ka folur edhe për shumë çështje tjera që janë me interes të veçantë për qytetarët në komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë. /Titulli.com/

 

Luginë, Kryeministri Rama ju uron Vitin e Ri nga Beogradi (video)
Konjufca: Tirana e Prishtina po mashtrojnë shqiptarët e Luginës (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration