PVD në Bujanoc shënon ditën e pavarësisë së Shqipërisë
Lokale

PVD në Bujanoc shënon ditën e pavarësisë së Shqipërisë

28.Nov.2014 14:36
0
Ditën e Flamurit, festën më të madhe kombëtare, dega e PVD-së në Bujanoc e ka shënuar me një mbledhje të kryesisë të mbajtur enkas për këtë ditë festive mbarëkombëtare.

Drejtuesit dhe anëtarët e kësaj partie folën për rëndësinë e kësaj date historike për mbarë kombin shqiptarë, por edhe për situatën e vështirë në të cilën po jetojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Për PVD-në veçanërisht është diskriminues fakti se shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe më tej edhe pse Serbia gjendet në një fazë të avancuar të integrimit në BE, nuk kanë të drejtë që në mënyrë zyrtare ta përdorin simbolin kombëtar.

“Kjo gjendje, duhet ndërruar me angazhim të gjithmbarshëm për të ndryshuar kushtet e përdorimit të simbolit kombëtar, duke eliminuar gjitha pengesat ligjore dhe administrative, sepse, mendon PVD, mohimi i të drejtës për përdorim zyrtar të simbolit kombëtarë është tendencë e mohimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e PVD-së në Bujanoc.

Përvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, i gjen shqiptarët e Luginës të diskriminuar?
Lugina feston me ngritje të flamujve në institucione (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration