Ndahen tetë shtëpi për refugjatët në Bujanoc
Lokale

Ndahen tetë shtëpi për refugjatët në Bujanoc

27.Nov.2014 22:54
0

Në mbledhjen e tretë të Komisionit për zgjedhjen e shfrytëzuesve të shtëpive të montuara në Bujanoc është miratuar lista preliminare e 10 përdoruesve, të cilët do të fitojnë shtëpi të montuara në kuadër të projektit “Mbështetje për përmirësimin e kushteve të jetesës për emigrantët e detyruar dhe mbyllje të qendrave kolektive” (IPA 12).

Përdoruesit do të fitojnë shtëpitë e montuara në pronësi, ndërsa shumica e shtëpive do t’i përshtatet standardit të Ligjit të paraparë për refugjatë.

Siç njofton Hausing Center, objektet e montuara do të ndërtohen në parcelat në pronësi të familjeve të përdoruesve: nga 10 shtëpi, 8 do të ndërtohen në Bujanoc, ndërsa një familje do të akomodohet në Smederevë dhe një në Nish.

Familjet që shfrytëzojnë këto objekte dallojnë – nga dy deri në gjashtë anëtarëshe.

Në listën preliminare të shfrytëzuesve mund të dorëzohen ankesat dhe pas shqyrtimit do të miratohet lista përfundimtare e shfrytëzuesve, në seancën e planifikuar për në fund të muajit nëntor.

Projektin e realizon Qendra Hausing në partneritet me organizatën IDC, në bashkëpunim me Komunën e Bujanocit dhe Komisariatin për Refugjatë dhe Migracion të Republikës së Serbisë, ndërsa përmes ndihmës financiare të programit IPA të Bashkimit Evropian.

Vlen theksuar se përveç këtyre objekteve montuese, në qershor të këtij viti, në Bujanoc janë ndarë edhe 20 banesa kryesisht për refugjatët nga Kosova, të stacionuar në këtë qytet pas përfundimit të luftës në Kosovë./Titulli.com/

Këshilltarët nuk duan diskutim rreth përjashtimit nga puna të shqiptarëve... (foto)
Përvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, i gjen shqiptarët e Luginës të diskriminuar?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration