Beqiri i dorëzon detyrën Musliut: Të dëshirojë punë të mbarë (foto & audio)
Lokale

Beqiri i dorëzon detyrën Musliut: Të dëshirojë punë të mbarë (foto & audio)

26.Nov.2014 13:45
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të këtij organi.

Pas formimit të një komisioni për të kryer këtë procedurë, kryetari i deritanishëm i KKSH-së Galip Beqiri ka dorëzuar detyrën te kryetari i ri i sapo emëruar, Jonuz Musliu.

“Komisioni ka bërë procesin, ky komision ka pranuar detyrën më tepër në aspektin politik, kurse çështjen teknike dhe administrative presim vendimin i cili do të vjen nga ministria përkatëse. Ditën që vjen vendimi edhe çështjen administrative do t’ia dorëzojmë. Edhe njëherë i dëshirojë kryetarit punë të mbarë”, u shpreh Beqiri duke ia shtrënguar dorën kryetari të ri të KKSH-së, Jonuz Musliut.

Beqiri me këtë rast tha se shpreson që KKSH në të ardhmen të jetë Këshillë i unitetit e i veprimit të mëtutjeshëm.

“Asgjë nuk ka të keqe që ne të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër i sapo zgjedhuri në këtë detyrë Jonuz Musliu, tha se këto janë procese demokratike që duhet t’i pranojë çdokush

“Zgjedhjet kanë kaluar mirë dhe fer, votuesit kanë përcaktuar kush është i pari, i dyti e i treti, është mbajt edhe seanca konstituive më 24 nëntor. Jemi votu me shumicë votash, edhe pse kemi kërku që të jetë edhe opozita aty sepse bashkarisht mund të zgjidhet problemi i shqiptarëve”, u shpreh Musliu, raporton portali informativ Titulli.com.

Ai kërkoi unitet në mënyrë që të ecet përpara drejt zgjidhjes së problemit të shqiptarëve.

“Ne do tw vazhdojmë këto probleme t’i zgjidhim më shumë sepse nuk jemi të kënaqur me të kaluarën, natyrisht që do të punojmë në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, bashkëpunimi do të jetë i ndërsjellët. Unitetin e kam kërkuar edhe më herët edhe në burgje edhe në luftra, por do ta kërkojë sepse jemi pak edhe me këtë pak popull të cilët jemi do të jemi të fort kur jemi unik{, u shpreh kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu.

Galip Beqiri ritheksoi se nuk është i interesuar që të jetë opozitë pasi ajo sjellë probleme e përcarje.

“Unë jam për faktorë të unitetit e jo të përçarjes. Nëse dëshirojnë të na lënë në opozitë, atëherë opozita do t’i ketë qëndrimet e veta dhe i merr vendimet ashtu si ia merr mendja. Në Këshillat Nacionale që ka në Serbi nuk di të ketë opozitë në funksionimin e tyre”, u shpreh Beqiri.

Këshilli Kombëtar Shqiptar nga sot do të drejtohet nga pesë parti politike që kishin formuar koalicion parazgjedhorë, Partia Demokratike Shqiptare, Partia Demokratike, Lëvizja e Progresit Demokratik, Bashkimi Demokratik i Luginës dhe Rilindja Demokratike./Titulli.com/

 

Bujanoc: Familjari ther të riun me thikë!
Historike: Medvegja me kryetar shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration