Bujanoc: Familjari ther të riun me thikë!
Lokale

Bujanoc: Familjari ther të riun me thikë!

26.Nov.2014 11:01
0

Pesëmbëdhjetë vjeçari nga Bujanoc me inicialet B.E. është ther me thikë të martën në mbrëmje dhe momentalisht gjendet në njësinë e Kirurgjisë në spitalin e e Vranjës.

Ndihma e parë nga Bujanoci, rreth orës 22h, të riun e ka sjellë në Qendrën Shëndetësore me lëndime të rënda trupore, në rrezik për jetë.

“Kishte plagë nga therja në anën e majtë të gjoksit e cila i rrezikonte jetën. Pas diagnostifikimit të duhur dhe kujdesit në departamentin e Kirurgjisë, pacienti tani është jashtë rrezikut për jetë”, thotë kirurgu Svetllana Mihajlloviq, transmeton OK Radio.

Sipas fjalëve të saj, B.E. për shkak të përcjelljes së gjendjes shëndetësore është vendosur në kujdesin intensiv në kirurgji.

 

Policia arreston të dyshuarin për therje të 15 vjeçarit

Sipas kumtesës së lëshuar sot nga Policia në Vranjë, është arrestuar një person i lindur më vitin 1996 nga Bujanoci, nën dyshimin  se mbrëmë me thikë ka ther të afërmin e tij në oborrin e shtëpisë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Me këtë rast të plagosurit i është dhënë ndihma mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc prej nga është transferuar në Qendrën Shëndetësore në Vranjë ku po mbahet për shërim, raporton Titulli.

Nën autorizimin e Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, vëzhgimin në vendin e ngjarjes e kanë bërë zyrtarët nga stacioni policor në Bujanoc.

Kundër të dyshuarit me procedurë të rregullt do të ngritet padi penale në Prokurorinë Publike në Vranjë, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, dhunë në familje.

Policia nuk ka bërë të njohur kombësinë e të arrestuarit, siç nuk ka kumtuar as identitetin e të plagosurit./Titulli.com/

Nga Kosova në Serbi e anasjelltas, së shpejti pa taksa sigurimi në kufi
Beqiri i dorëzon detyrën Musliut: Të dëshirojë punë të mbarë (foto & audio)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration