Medvegjë:Sllobodan Drashkoviq ndërroi jetë rreth orës 20
Lokale

Medvegjë:Sllobodan Drashkoviq ndërroi jetë rreth orës 20

23.Nov.2014 21:49
0
Kryetari i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq (52) ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit në zemër, njoftojnë mediat serbe.

Sipas deklaratës së mjekëve, Drashkoviq është dërguar në shtëpinë e shëndetit pa vetëdije, ndërsa vdekja e tij u konstatua rreth orës 20 pas tentimeve për ta reanimuar.

"Ekipi jonë i ndihmës së shpejtë në vendin e ngjarjes ka tentuar reanimimin, kemi vazhduar ta reanimojmë edhe në shtëpinë e shëndetit, por ndihmë nuk pat. Ai më kishte qenë i vdekur" ka thënë internisti Nebojsha Arsiq.

Sipas miqëve të tij, Drashkoviq ka qenë në vendin e tij të lindjes, në Vrapce, jo larg Medvegjës.

"Kishte dërguar lopën deri tek lumi. Pas një ore lopa u kthye, ai jo. E kanë gjetur vëllezërit e axhës në afërsi të shtëpisë dhe e kanë njoftuar ndihmën e shpejtë" ka thënë njëri ndër miqët e Drashkoviq.

Sllobodan Drashkoviq ka qenë kryetar aktuar i Medvegjës në mandatin e tij të tretë si bartës i listës së qytetarëve "Jabllanica e Epërme".

Titulli viziton TV "Syri Blue" në Zvicër, hapet mundësia e bashkëpunimit (foto)
Musliu kryetar, PVD-UDSH lëshon mbledhjen
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration