Gazetarët amerikan ligjëratë nxënësve të Bujanocit (foto)
Lokale

Gazetarët amerikan ligjëratë nxënësve të Bujanocit (foto)

21.Nov.2014 19:41
0
Në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc sot është mbajtur një ligjëratë për nxënësit e shkollave të mesme, me temë "Ditën e Falënderimeve".

Gazetarët amerikanë, pjesë të Forcave të Armatosura Amerikane i kanë mbajt një ligjëratë nxënësve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” dhe “Sveti Sava” në Bujanoc.

Në këtë bisedë interaktive, të organizuar nga Këndi Amerikan në këtë qytet, ndër të tjera u shpjegua shënimi i festës tradicionale në SHBA “Dita e Falënderimeve”, raporton Titulli.

Gazetarët amerikan që sot ligjëruan për nxënësit bujanocas, nga dita e hënë (17 nëntor) po qëndrojnë në Bujanoc, duke qenë pjesëmarrës në stërvitjen taktike ushtarake “Ujku Platin 15”, që po mbahet në bazën “Jug” në afërsi këtij qyteti, stërvitje këto që do të zgjasin deri më 28 nëntor.

“Dita e Falënderimeve” në SHBA shënohet më 27 nëntor. Në këtë datë shumë institucione mbyllen, derisa shijohet edhe dreka e veçantë me gjel deti në tryezë./Titulli.com/

Preshevë: Ndalohet shqiptari me 10 kilogram drogë
Bujanocasit vjedhin shtëpitë në fshatrat e Vlasotincës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration