Ekskluzive: Shefi i OSBE-së në takim me liderët e Luginës (foto)
Lokale

Ekskluzive: Shefi i OSBE-së në takim me liderët e Luginës (foto)

24.Jun.2014 18:53
0

Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Serbi Peter Burkhard sot ka zhvilluar një takim me liderët e shqiptarëve të Luginës.

Larg syrit të opinionit, të martën në zyrat e OSBE-së në Bujanoc është zhvilluar një takim mes pesë liderëve të Luginës, deputetëve Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, kryetarëve të komunave të Bujanocit respektivisht Preshevës, Nagip Arifit dhe Ragmi Mustafës si dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë Galip Beqirit me shefin e OSBE-së Peter Burkhard, raporton Titulli.

Shefi i OSBE-së me prijësit institucional e politikë, në agjendë të bisedimeve kishte situatën aktuale në Luginë, me theks të veçantë vazhdimin e dialogut të pezulluar mes liderëve të Luginës dhe zyrtarëve të Beogradit.

Takimi që u mbajt me dyer të mbyllura është edhe një iniciativë e OSBE-së për të ndihmuar proceset pozitive në Luginë.

Vlen theksuar se kjo organizatë në bisedimet e mëhershme ka luajtur rolin e ndërmjetësuesit për të lehtësuar bisedimet Luginë – Beograd.

Për takimin që filloi në orën 17:30 minuta redaksia e Titullit ishte informuar nga burimet e saj, duke qenë kështu i vetmi medium që ka regjistruar ardhjen e liderëve në takim. /Titulli.com/

Medvegja "flenë" mbi 547 milionë tonë minerale të arit dhe bakrit
Bujanoc: Ndahen diplomat e kursit të gjuhës serbe (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration