Musliu: S'ka kompromis për flamurin, Lugina pret mbështetje nga Tirana e Prishtina
Lokale

Musliu: S'ka kompromis për flamurin, Lugina pret mbështetje nga Tirana e Prishtina

31.Oct.2014 11:14
0
Tiranë "“Jonuz Musliu, pretendues për Këshillin Nacional Shqiptarë, ka deklaruar se si do të zgjidhë sfidat që ka marrë përsipër në këtë mandat ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc duke filluar që nga mbrojtja e identitetit kombëtar.

Në një intervistë në “Balkan Magazine” me gazetaren Linda Karadaku në “Ora News”, Mysliu tha se shqiptarët nuk do të bëjnë asnjë kompromis me Serbinë për flamurin kombëtar, i cili është i vetmi simbol i tyre në Luginë, se do të këmbëngulin për të arsimuar fëmijet vetem me tekste mësimore shqipe, për të cilat presin mbështetjen e Shqipërisë dhe Kosovës; se do të ruajnë vlerat e luftës çlirimtare, të 28 dëshmorëve të tyre dhe do të luftojnë politikisht për të zgjidhur problemin e shqiptarëve të Luginës me ndërmjetësinë e BE-së dhe SHBA-së deri në bashkimin e tyre me Kosovën.

Pjesë nga intervista me z. Jonuz Musliu kryetar i Lëvizjes për Progres Demokratik në Luginën e Preshevës.

Z.Musliu, pse ka qënë kaq e vogël, 30 – 40%, pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet për Këshillin Nacional të Shqiptarëve kur dihet që ai mund të zgjidhë probleme të rëndësishme të jetës së tyre të përditshme? S’ka ende shifra ekzakte…

Përqindja aty ëhstë, rreth 37-40%. Ne kemi bërë fushatë afro 10 ditë si çdo subjekt politik, ka vizituar çdo njesi lokale e fshat dhe qytetet Bujanoc e Preshevë e natyrisht, Medvegjë. Natyrisht, pas përfundimit të luftës së UÇPBM-së, nuk ëhstë implementuar marrëveshja, nuk janë zgjidhur problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ku e shihni ju problemin e mosdaljes në zgjedhje? Ka një rënie të besimit tek udhëheqësit e tyre në Luginë?

Unë e shoh defektin në mandatin e kaluar ku vetëm një subjekt apo një subjekt e gjysëm ka marrë pjesë dhe nuk ka qënë shumë i azhornuar në zgjidhjen e problemit të shqiptarëve. Ka ka bërë më shumti edhe heqjen e simbolit kombëtar nga Abetarja, pastaj përkthimin e teksteve mësimore nga njerëz joadekuatë, janë bërë shumë lëshime dhe gabime nga partia e Riza Halimit. Kjo është ndoshta dhe ajo që njerëzit nuk janë motivuar shumë të dalin. Por besoj se me këtë mandat do të jemi më efikas, më të organizuar, sepse kemi një ekip të mirë, janë njerëz profesionistë. Mendoj se do t’i dalim zot dhe një pjesë të mirë të problemeve të shqiptarëve t’i zgjidhim.

Në memorandumin që keni nënshkruar ju, në ato katër pikat, ka probleme që duken të vështira për t’u zgjidhur në një mandat të shkurtër për shkak të qëndrimit të Beogradit.Dimë që ju keni premtuar që librat shkollorë të jenë të gjithë në gjuhën shqipe. Sa e mundur është kjo?

Varet tani dhe nga Tirana dhe nga Prishtina sesa mbështetje do të kemi në Luginën e Preshevës me ato tekste mësimore që mësojnë nxënësit në Tiranë dhe në Prishtinë. Në bazë të marrëveshjes që është bërë në Prizren ndërmjet dy kryeministrave dhe Ministrave të Arsimit, edhe ne do të jemi pjesë e saj që të gjitha tekstet mësimore, sidomos të shkollës fillore, duhet të përcillen nga Tirana dhe nga prishtina. Mendoj se me përkrahjen e kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës do ta zgjidhim këtë problem shumë lehtë. Sikundër bullgarët, rumunët, hungarezët, kroatët që marrin tekste mësimore nga shtete e tyre, pse ne shqiptarët të mos e kemi atë të drejtë?! Pa marrë parasysh përpjekjet e Beogradit që të mos i lejojë, ne jemi këmbëngulës që me këto tekste të mësojnë nxënësit tanë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Po lidhur me problemin e flamurit, që është vazhdimisht i kontestuar…Cila është marrëveshja?

Edhe këtë sfidë do ta kalojmë, pasi flamuri shqiptar është simbol i shqiptarëve, është identiteti ynë, kudo, në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë apo Kosovë a Shqipëri. Ne kemi një simbol, është flamuri kombëtar dhe me këtë flamur kemi rrugëtuar nga Skënderbeu e më tej, në luftën e UÇK-së, luftën e UÇMB-së, ku kemi 28 dëshmorë, edhe në luftën çlirimtare kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni. Nuk ka kompromis tek flamuri kombëtar, ky simbol është yni dhe nuk guxon të ndryshohet as pikë, as presje. Për këtë vendos Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ky flamur do të valojë edhe në Preshevë, edhe në Medvegjë, edhe në Bujanoc. Ne njehërë jemi betuar dhe këtu nuk ka kompromis.

Kjo do të thotë që ju nuk do të bëni asnjë kompromis me Beogradin për çështjen e flamurit?

Absolutisht!

Si mendoni t’i ruani vlerat e luftës. Me çfarë veprimesh praktike?

Jam lideri kryesor i kësaj sfide dhe bashke me qytetarët, me ata që është luftuar për të zgjidhur problemin politik të Luginës së Preshevës për të ruajtur këto vlera, pasi janë 28 dëshmorë që kanë rënë për lirinë e këtij vendi. Me zgjidhjen e problemit politik të shqiptarëve, se ka ardhur koha që shqiptarët të bashkohen, të unifikohen dhe t’i drejtohen edhe Kosovës, edhe Shqipërisë, Serbia nuk mund të udhëtojë drejt BE-së pa zgjidhur problemet e shqiptarëve ose në bazë të referendumit të vitit 1992, ku verdikti i popullit shqiptar, mbi 98% e qytetarëve kanë votuar pro bashkimit me Kosovën. Pra, është referendum i vitit 1992, është Lufta Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kanë dhe sfida të tjera. Vetëm uniteti i zgjidh problemet.

A ka Kosova ndonjë dëshirë të shprehur qartë që të bashkohet me Luginën e Preshevës?

Zyrtarisht ende nuk kemi ndonjë përpjekje në kuadër të kësaj, por mbas deklaratave të politikanëve edhe ndërkombëtarë, analistëve etj. është koha, momenti të rikthehen tokat shqiptare aty ku kanë qënë. E dinë se Lugina e Preshevës ëhstë ndarë për mosdaljen e Kosovës në Korridorin 10 dhe në hekurudhë. Por tani është një tjetër sfidë se shqiptarët duhet të dalin se janë autoktonë. Të vetmit shqiptarë që mund të lidhen dhe me shqiptarët e Maqedonisë në drejtim të Shqipërisë por edhe me Kosovën. Edhe Tirana, edhe Prishtina, sëbashku ta ngremë zërin që shqiptarët t’i bashkohen vullnetit të popullit.

Në zgjedhjet e fudnit parlamentare të Serbisë, shqiptarët arritën të kenë dy deputetë. A nuk e shihni ju këtë si një arritje, një çuarje më tej të aspiratave të shqiptarëve? A është me rëndësi kjo?

Nuk ka shumë rëndësi po të jenë edhe 3, edhe 5, se në mesin e 250 vetëve janë shumë pak 1 apo 2. Z.Halimi ëhstë në vitin e shtatë në Kuvendin e Republikës së Serbisë, por nuk shoh të ketë bërë ndryshim; ka bërë disa kërkesa, që nuk janë aprovuar në Kuvendin e Serbisë. Vetëm sa jemi dëmtuar. Presheva ka mbetur vetëm një bashkësi lokale, që i ëhstë ehqur gjyqi, bankat…Të gjitha po tërhiqen nga Presheva dhe një pjesë po instalohen në Bujanoc e të tjerat në drejtim të Vrajës. Kjo do të thotë që po cungohen të drejtat e shqiptarëve. Për këtë dua të them aty ku kemi qënë të mbetet dhe këtu nuk shoh ndonjë ndryshim. Vetëm për të marrë ndonjë pagë.

Çfarë mund të bëni ju me Këshillin Nacional dhe ju në krye të Këshillit?

Kërkesa e shqiptarëve duhet të zgjidhen, duhet të ngrihet zëri drejt BE-së dhe SHBA-ve, se ata kanë qënë gjatë bisedimeve shqiptaro-serbo, ndërmjetësues që të lihen armët, të ulet, të bisedohet për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve. Pse ne shqiptarët duhet të njohim Qeverinë e Republikës së Serbisë?! Kjo duhet të bëhet anasjelltas. Derisa ata nuk na njohin ne, edhe ne duhet të sillemi me të njejtën mënyrë.

ar.sh/Oranews.tv

Studentët e Luginës përveç universiteteve të rajonit, Turqia vendi i preferuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration