Musliu: Nuk ka forcë që mund ta lëkund Konçulin (audio)
Lokale

Musliu: Nuk ka forcë që mund ta lëkund Konçulin (audio)

30.Oct.2014 15:51
0
Vendimi i Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) për përsëritje të votimit në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit, për kryetarin e Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliun, që vjen nga ky vendbanim shqiptarë, është i pabazë dhe i montuar.

Musliu, kandidatë për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) i pesë partive shqiptare që veprojnë në Luginë të Preshevës, i tha portalit informativ Titulli.com se nuk kishte asnjë arsye që të prishet votimi në Konçul.

“Nuk ka pas asnjë arsye, është nënshkruar nga të gjithë anëtarët se nuk ka pasë parregullsi. Këto që i kanë cit se gjoja një votë është më tepër, është shpifje e montuar. Si është e mundur që vetëm në një vendvotim të ketë parregullsi kur aty ka pas vëzhgues, anëtarë të PVD-së, por edhe komisioner të gjitha subjekteve politike si dhe ndërkombëtarët.”, deklaroi përmes telefonit kryetari i LPD-së dhe Kuvendit Komunale në Bujanoc, Jonuz Musliu.

Ai thotë se qëllimi kryesor ka qenë tek vet Musliu. “Komisioni Qendrorë ia ka kthy borxhin PVD-së”.

Sipas kandidatit për kryetarë të KKSH-së, shihet se vetëm Konçuli i ka penguar edhe pse, siç shprehet Musliu, “dihet shumë mirë se çfarë parregullsish ka pasë në Medvegjë edhe nëpër vendvotimet tjera”.

Pa marrë parasysh përsëritjen e zgjedhjeve në për Këshill Kombëtar Shqiptar, Musliu thotë se Konçuli është gati dhe do të mbrojë votën dhe dinjitetin.

“Do të dalin edhe më mirë, më të organizuar e më demokratike, do ta dëshmojnë se si votohet. Kjo ka qenë edhe më herët por edhe tani, është një shembull i mirë Konculi, edhe para, gjatë e pas luftës, ka qenë shembull edhe do të jetë shembull i demokracisë. Ati ku duhet me rezistu Konçuli reziston, aty ku duhet me mbrojt votën e mbron dhe dinjitetin. Nuk ka forcë që mund ta lëkund Konçulin”, përfundon Musliu.

Me vendim të Komisionit Republikan Zgjedhor, votimi për Këshillë Kombëtar Shqiptar, të dielën (2 nëntor) do të përsëritet në Konçul.

KRZ ka bërë publike rezultatet e zgjedhjeve për të gjitha Këshillat Kombëtare të pakicave në Serbi të dala nga zgjedhjet e 26 tetorit, përjashtuar atë të shqiptarëve dhe boshnjakëve./Titulli.com/

 

Preshevë: Policia fton në pyetje drejtuesin e Tifozave Kuq e Zi
Zgjedhjet u mbajtën, "Çka tash?" (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration