Promotorët e fjalës së lirë flasin për të ardhmen e shqiptarëve në Serbi (video)
Lokale

Promotorët e fjalës së lirë flasin për të ardhmen e shqiptarëve në Serbi (video)

25.Oct.2014 14:30
0

Këshilli Kombëtar Shqiptar është një institucion që shtrin aktivitetin e tij në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimi të gjuhës e shkrimit të saj dhe përdorimit të simboleve kombëtare.

Ky organ përfaqësues i pakicës shqiptare që jeton në Serbi  është vlerësuar nga gazetarë dhe njerëz të shoqërisë civile, si një mekanizëm i rëndësishëm për realizimin e të drejtave shqiptare në fushat e caktuara.

Armend Aliu, njohës i situatës politike dhe të sigurisë në Luginë ka thënë se është e domosdoshme që popullata shqiptare përmes zgjedhjeve demokratike të votojnë sipas preferencave të tyre, sepse kjo është rruga institucionale e realizimit të të drejtave shqiptare këtu.

“Këshillin Kombëtar Shqiptarë nuk e ka shpikur Serbia, por është një mekanizëm që ka dëshmuar në vendet evropiane së ndihmon në realizimin e të drejtave të pakicave”, deklaroi Aliu.

Jeton Ismaili, gazetar dhe drejtues i televizionit të parë lokal privat në gjuhën shqipe TV”Spektri”  në Bujanoc vlerësonë se Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH)  ka një peshë të madhe dhe  shteti i ka lënë kompetencë në katër fusha mjaftë të ndjeshme për rregullimin shoqërorë të një pakice kombëtare.

“Dihet se pakica shqiptare është e fundit ajo që ka themeluar këtë institucion dhe medoemos në të ardhmen duhet ta shfrytëzojë këtë të drejtë. Gjithashtu elektorati  të dalë në zgjedhjet e këshillit kombëtarë  dhe t’i zgjedh përfaqësuesit e tyre që mendon se do t’i mbrojë interesat e tyre”, thotë Ismaili.

Sipas gazetarit të Radio Televizionit të Kosovës  nga Lugina, Baki Rexhepi realizimi i të drejtave bëhet vetëm duke marrë pjesë në procese dhe veprimit aktiv.

“Përmirësimi i gjendjes së shqiptarëve në Serbi bëhet vetëm përmes veprimit aktiv, pjesëmarrjes në procese, unifikimit dhe veprimit të përbashkët. Andaj dil dhe voto sepse voton këshillin nacional shqiptar”, deklaroi Rexhepi.

Mendim të ngjashëm ka edhe Zejnulla Dauti, gazetar në RTV “Presheva” i cili thotë se përmes këtij institucioni arrihen rezultatet e realizimit të drejtave të pakicës shqiptare.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar e ka peshën e vet për pakicën shqiptare në Serbi, sepse është institucioni që mundëson arritjen  e të drejtave tona. Andaj qytetarët duhet ta dinë se kjo është një e drejt elementare dhe në mënyrë që nesër mos të ankohen të dalin dhe të votojnë për ata që mendojnë se është më së miri”, është shprehur Dauti.

“Ky institucion i ka kompetencat e saj ku shqiptaret mundë t’i drejtohen organeve më të larta për të kërkuar të drejtat e tyre, të cilat janë të garantuara edhe me konventat ndërkombëtare”, tha Valon Gashi, gazetar dhe kryetar i Unionit të Gazetarëve të Luginës së Preshevës.

Gashi thotë se të gjithë qytetarët shqiptarë qe jetojnë në Serbi të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për ata që mendojnë se është më i miri.

Enkel Rexhepi, nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë shtoi se KKSH është një organ që me të vërtet ka thelb të madh dhe duhet të angazhohet në aspektet që i takojnë, andaj edhe  qytetarët të dalin e të votojnë të vendosin për veten.

Ndërsa Argjent Goga, kryeredaktor i Portalit Informativ-TITULLI mendon se pjesëmarrje e të gjitha subjekteve politike dhe shoqëria civile e ka begatuar Këshillin Kombëtar Shqiptar.

“Risia në këto zgjedhje është se përveç subjekteve tjera politike që po marrin pjesë, kemi edhe shoqëritë civile që po e begatojnë këtë proces dhe premtojnë se do t’i japin drejtim tjetër këshillit kombëtar Shqiptar”, vlerësoi Goga.

Ai  gjithashtu theksoi se qytetarët duhet të dalin sa më masovikisht në zgjedhje dhe t’i zgjedhin ata që mendojnë që i përfaqësojnë interesat e tyre.

Bashkëbiseduesit e këtij artikulli duke e parë rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin e zgjedhjeve më  26 tetor për këshillat nacionale në Serbi, vlerësuan se shqiptarët duhet ë shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar të preferuarit e tyre.

Vlen të theksohet se edhe faktori ndërkombëtarë po vazhdon të jap mbështetje të fuqishme pjesëmarrjes në zgjedhjet për këshillat nacional dhe funksionimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/

Fondi Humanitar ofron 5 bursa stundetore për Luginën,nxitoni për aplikim
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së edhe në Tërnoc (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration