Fondi Humanitar ofron 5 bursa stundetore për Luginën,nxitoni për aplikim
Lokale

Fondi Humanitar ofron 5 bursa stundetore për Luginën,nxitoni për aplikim

25.Oct.2014 12:06
0

Fondi Humanitar i Kosovës lindore për Preshevë,Bujanoc,Medvegjë, me seli në Zvicër shpall konkurs për 5 bursa studentore për komunat Preshevë ,Bujanoc apo Medvegja.

Në bashkëpunim me UET (Univerzitetin Europian në Tiranë), 2 bursa të plota për Fakultetin e Shkencave Sociale, në sistemin Bachelor. Dega zgjidhet vetë nga studenti, universiteti e ka lënë mundësin e hapur.
Tre gjysmë bursa , për Fakultetin Juridik dhe Ekonomik, zgjedhja e fakultetit dhe profilit bëhet nga vete studenti .Universiteti e ka lënë të hapur.

Në programet e studimit të ciklit të parë Bachelor (BA) pranohen për t`u regjistruar shtetasit shqiptarë ose të huaj që plotësojnë këto kushte:

Dokumentacioni për regjistrim

Diploma origjinale e maturës shtetërore + lista origjinale e notave;

ID; (kartë identiteti ose më mirë pasaportë meqë janë nga Presheva, Bujanoci apo Medvegja).

4 fotografi;

Certifikatë familjare;

Dokumenti i pagesës.

Linku me të dhënat e dokumenteve:

http://uet.edu.al/index.php/studio-ne-uet/si-te-aplikojme

http://uet.edu.al/images/jeta_akademike/aplikimi_bachelor.pdf

Si të aplikojmë
uet.edu.al

Të interesuarit të aplikojnë për të drejtën e bursës nëpërmjet kontaktit në facebook ose info@fondihumanitar.ch 

 Koha e aplikimit është shumë e limituar/shkurtër ju lutemi, shpërndajeni lajmin dhe na kontaktoni shpejt më së voni të martën më 28 Tetor 2014, duhet të marrim aplikimet e juaja dhe të vendosim për kandidatët.
Zürich,24.10.2014
Sekretariati i Fondit Humanitar të Kosovës lindore, Preshevë,Bujanoc,Medvegjë

Bujanoc, aksion për të ndihmuar 5 jetimët e Podujevës (foto)
Promotorët e fjalës së lirë flasin për të ardhmen e shqiptarëve në Serbi (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration