Mustafa: Do të mbrojmë dhe ruajmë flamurin kombëtarë (video)
Lokale

Mustafa: Do të mbrojmë dhe ruajmë flamurin kombëtarë (video)

23.Oct.2014 22:59
0
Koalicioni Shqiptarëve të Bashkuar PDSH-LPD-RD, në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë kanë mbyllur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ky koalicion bëri promovimin e të gjithë kandidatëve së bashku, duke i bërë thirrje elektoratit që më 26 tetor të votojnë për listën e tyre. 

Kryetari RD-së Ramiz Latifi, në fjalën e tij falënderoi gjithë aktivistët dhe simpatizuesit për sjelljen e tyre të qetë dhe pa incidente gjatë gjithë fushatës.

“Kjo është një fitore e madhe e jona. Kjo përcaktoi se ne jemi të përgatitur që edhe më 26 Tetor të jemi të qetë dhe të festojmë për popullin shqiptarë”.

Ai tha se Koalicioni “do të qëndrojë stoik dhe nuk do të bëjë asnjë kompromis për asnjërën nga shtyllat që janë bazë e marrëveshjes”. Duke ftuar elektoratin që të votojë për numrin 2 Ramiz Latifi tha se “për gjuhë e flamur” s’do të ketë kompromise me Beogradin.

Me këtë koalicion është lidhur një nyje që do të zgjidhet vetëm atëherë kur do të zgjidhen gjitha problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, tha në fjalën e tij bartësi i listës dhe i nominuari për kryetar Jonuz Musliu.

“Para 4 viteve votat e shqiptarëve u nëpërkëmbën dhe ajo nëpërkëmbje solli shumë problem. Ndryshuan abetaren, bënë tekste shkollore pa vlera, bënë punë jot ë mira për shqiptarët. Por ne jemi të bashkuar që të gjitha ato punë të pa menduara, të këqija dhe në dëm të shqiptarëve ti eliminojmë dhe do ti zgjidhim ashtu si i kërkon populli e jo ashtu si i konvenon Beogradit. Tekstet shkollore do të jenë nga Shqipëria e Kosova e jo të përkthehen për interesa të dikujt dhe për përfitime materiale”, deklaroi Musliu dhe ftoi elektoratin që të përkrahë të dielën bllokun dhe të votojë për koalicionin e fitores. 

“Gjithë këta kandidatë do të jenë para një sfide të madhe, sfidë e cila nuk do të jetë e lehtë të kalohet, por do ta kalojmë sepse tash me trekëndëshin e dy pushteteve lokale dhe me Këshillin Kombëtarë që janë të gjitha në një koalicion do të zgjidhen problemet” tha kryetari PDSH-së Ragmi Mustafa.

Ai shtoi se “me këtë trekëndësh do të kushtëzohet edhe Beogradi sepse tash ne do ti paraqesim atyre probleme gjatë rrugës për në BE.

“Pa zgjidhjen e problemeve Serbia s’do të shkoj askund, këtë premtim e kemi edhe nga kori diplomatik. Kurse ne juve ju premtojmë se fëmijët nuk do të mësojnë në abetare shkronjën F pa Flamurin aty, nuk do të mësojnë për qytetin e Shkodrës pa shkronjën SH aty, dhe nuk do të mësojnë Prishtinën pa shkronjën P në abetare. Në kulturë dhe informim ky koalicion do të bëjë mrekulli, të gjitha asambletë kombëtare do të jenë në Preshevë e Bujanoc”, tha Mustafa.

Gjatë fjalës së tij Mustafa deklaroi se “me këtë listë të kandidatëve dhe me listën tjetër si motër PD-BDL, do të mbrojmë dhe ruajmë edhe flamurin kombëtarë atë flamur që mbrojtën shumë figura patriotike e atdhetare shqiptare me gjak, atë do ta mbrojmë edhe në nëse është nevoja edhe me gjak, ashtu si bënë Cana e Xhaka në mes të Beogradit.

Tubimi përmbyllës i Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar u mbyllë me thirrjet e kryetarit të PDSH-së Ragmi Mustafa që elektorati të votojë qetë për koalicionin e shqiptarëve të bashkuar, për listën e fitores, për numrin 2 dhe për popullin shqiptarë.

 



Kamberi: Lleshi nuk luftoi që gratë shqiptare t'i fshin vendbanimet serbe (video)
Shoqëria Civile-Perspektiva ngriti frymë të re të dialogut në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration